00:31 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bashkë Fitojmë” depoziton në SPAK denoncimin për Dallëndyshe Bicin: Një ditë para zgjedhje po shpërndan legalizime në këmbim të votës

17:57 | 13/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bashkë Fitojmë” depoziton në SPAK denoncimin për Dallëndyshe Bicin: Një ditë para zgjedhje po shpërndan legalizime në këmbim të votës

Një tjetër denoncim për thyerje të heshtjes zgjedhore nga radhët e qeverisë ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kallëzuar penalisht në SPAK, drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Dallëndyshe Bici, e cila po shpërndan për qytetarët legalizime në këmbim të votës.

Në godinën e ASHK janë regjistruar nga pamje filmike të gazetarëve, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të hynin në mënyrë të fshehtë nga pjesa e pasme, garazhi.

Qytetarë të pyetur janë shprehur se kanë shkuar në institucionin në fjalë, pasi janë thirrur në telefon nga zyrtarët e institucionit.

“Bashkë Fitojmë” pas verifikimeve dhe rezultateve arriti në konkluzinin se veprimi i kryer më sipër është një vepër e pastër penale nga drejtuesit dhe punonjësit e institucionit.

Ata i bëjnë thirrje SPAK për regjistrimin dhe fillimin e një procedimi penal ndaj personave të kallëzuar, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe sqarim sa më të saktë të rrethanave më sipër”, njofton zyra e shtypit të PD-së.

Më herët, ishte Tedi Blushi ai që denoncoi ministrin Niko Peleshi për fushatë ditën e heshtjes zgjedhore.

Deklarata:

Partia Demokratike ka kallëzuar sot penalisht në SPAK, drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Dallëndyshe Bici.

Nga pamjet e filmuara nëpërmjet mediave televizive, rezultoi se drejtoresha e ASHK në Tiranë përfshirë në një skandal, pikërisht një ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Agjencia e drejtuar nga Dallëndyshe Bici po shpërndan për qytetarët legalizime në këmbim të votës.

Në godinën e ASHK janë regjistruar nga pamje filmike të gazetarëve, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të hynin në mënyrë të fshehtë nga pjesa e pasme, garazhi.

Qytetarë të pyetur janë shprehur se kanë shkuar në institucionin në fjalë, pasi janë thirrur në telefon nga zyrtarët e institucionit.

Rikujtojmë se ngjarja e ndodhur përkon në ditën e heshtjes zgjedhore.

Partia Demokratike pas verifikimeve dhe rezultateve arriti në konkluzinin se veprimi i kryer më sipër është një vepër e pastër penale nga drejtuesit dhe punonjësit e institucionit.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK për regjistrimin dhe fillimin e një procedimi penal ndaj personave të kallëzuar, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe sqarim sa më të saktë të rrethanave më sipër.

Pas

2 të vdekur në Bregun Perëndimor, Izraeli godet Gazën, palestinezët qëllojnë me raketa

Para

U arrestua së bashku me Fredi Belerin, Pandeli Kokaveshi pret masën e tij të sigurisë nga ambientet spitalore të QSUT

Discussion about this post

Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.