00:17 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bashkëfshatarët e Bazajt ankohen te Unioni i Gazetarëve: Artur Çani po na cënon djalin tonë më të mirë, u shkollua herë me bukë, herë pa bukë

13:56 | 05/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bashkëfshatarët e Bazajt ankohen te Unioni i Gazetarëve: Artur Çani po na cënon djalin tonë më të mirë, u shkollua herë me bukë, herë pa bukë

Pak ditë më parë në emisionin investigativ “Ajsberg” në Fax News i gazetarit Artur Çani, një ish-polici ka denoncuar një ngjarje e cila ka ndodhur në Shtator të vitit 1992 në fshatin Vrion, në oborrin e kishës ku plagosjen e ka kryer ish-polici, sot anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj.

Veç plagosjes pak kohë më parë Çani publikoi një investigim tjetër, ku Bazaj kishte falsifikuar dokumentet e arsimit të tij të mesëm.

Por këto investigime kanë nxitur reagimin e bashkëfshtarëve të Krahinës së Kudhës Grehotit ose Sevasterit të Rrethit Vlorë të cilët i kanë cilësuar këto invetigime si sulme dhe cënime ndaj “djalit të krahinës së tyre”.

Madje ato kërkojnë të merren masa nga “UGSH” ndaj gazetarit Artur Çanit, që kreu investigimit duke kërcënuar, se “do ti dalin zot vetë ti dalin krahë birit të krahinës së tyre”.

Në një letër drejtuar kryetarit të Unionit të Gazetarëve Shqiptar, shkruhet ndër të tjera se: “Me zotesine e tij arriti te shkollohej here me buke dhe here pa buke duke u bere gjyqtar dhe me pas avokat duke ngritur Studion Ligjore “BAZAJ”, te paren dhe te vetmen ne jug te Shqiperise.”

Sipas tyre ato ndihen të fyer si krahinë pasi “qe nga muaji janar i ketij viti dhe deri me sot nga disa persona te dyshimte po shpifet pa kriter per te denigruar birin e krahines tone me te cilin ne jemi krenar.Fillimisht e denigroi sikur nuk kishte mbaruar shkollen e mesme dhe tani e ka bere sikur te jete vrases.Z.Kryetar:Ndihemi te fyer si krahine me emer dhe me kontribute ku nje gazetar ordiner dhe kushedi nga paguhet te denigroj bijte me te mire te vendit.Ju sigurojme se ne jemi te zot qe sic i kemi dale vendit per zot i dalim ne krahe edhe birit tone te krahines dhe te Vlores.

Letra e plotë

I nderuar Kryetar i Unionit te Gazetareve Shqiptar: Ne qe po ju shkruajme jemi perfaqesuesit e Krahines se Kudhes Grehotit ose Sevasterit te Rrethit Vlore. Me keqardhje te madhe konstatojme se gazetari investigativ Artur Cani ma disa muaj qe po na cenon djalin e krahines tone Z.Tartar Bazaj i cili eshte zgjedhur nga Kuvendi Shqiptar si Anetar i Keshillit te Larte te Prokurorise. Ka disa muaj qe ky person i dyshimte punon kunder reformes ne drejtesi dhe kunder bijeve me te mire te vendit. Na lejoni te bejme nje rezume te z.Bazaj.Tartar Bazaj rrjedh nga nje familje e madhe me kontribut patriotik brez pas brezi qe nga koha e Tanzimatit. Nga ajo dere kane dale shume pinjoll me kontribute te medha kombetare si drejtues te luftes se Karadakut ,Valinje,ushtarak te larte dhe jurist te shquar qe ne kohen e turqise,Kryepleq te Krahines me kontribute, Shenjtore,niper dhe sterniper me emer si ish-Komandant i Luftes kunder grekut ne Bolene te Vlores Kapedan Sali Shehu si nip i familjes Bazaj,ish-Komandant i Pergjithshem i Luftes se Vlores ,deputet dhe me pas Kryeminister Qazim Koculi,ish-Kryeministri vendit Mehmet Shehu,ish-Shef i Logjistikes (Kryeintedent)i luftes se Vlores me 1920 Ahmet Aliko,deri edhe ish-Komandanti i larte i UCK ne Drenice te Kosoves Naim Bazaj i cili i rrethuar me njerezit e tij ka thyer ushtrine serbe ne Skenderaj Drenice etj.Nga ajo dere dhe nga kjo krahine burrat e saj kane dhene kontribute kombetare qe do ta kishin zili vende te zhvilluara.Por cuditerisht familja Bazaj edhe pse meritonte te ngrihej,gjate kohes se komunizmit u persekutua per 45 vjet.Te njejtin fat pati edhe Tartari si bir dhe nip i armiqve te popullit.Me zotesine e tij arriti te shkollohej here me buke dhe here pa buke duke u bere gjyqtar dhe me pas avokat duke ngritur Studion Ligjore “BAZAJ”, te paren dhe te vetmen ne jug te shqiperise.Mirepo qe nga muaji janar i ketij viti dhe deri me sot nga disa persona te dyshimte po shpifet pa kriter per te denigruar birin e krahines tone me te cilin ne jemi krenar.Fillimisht e denigroi sikur nuk kishte mbaruar shkollen e mesme dhe tani e ka bere sikur te jete vrases. Z.Kryetar:Ndihemi te fyer si krahine me emer dhe me kontribute ku nje gazetar ordiner dhe kushedi nga paguhet te denigroj bijte me te mire te vendit.Ju sigurojme se ne jemi te zot qe sic i kemi dale vendit per zot i dalim ne krahe edhe birit tone te krahines dhe te Vlores.Mendojme se do te kete reagim nga ana juaj sa me shpejte te jete e mundur.Ky gazetare quhet Artur Cani. PARIA E KRAHINES SE KUDHES GREHOTIT (SEVASTER-VLORE).Sevaster me 03.10.2019.

Etiketa: artur caniBashkëfshatarët e BazajtTartar Bazaj
Pas

Tensionohet situata në Laknas, mamaja dhe vajza humbin ndjenat, ambulanca vonohet

Para

“Dalin ca plaka të këqija dhe bllokojnë punimet” vëllai i pronarit që do të ndërtojë thertoren në Laknas ofendon protestuesit

Para
“Dalin ca plaka të këqija dhe bllokojnë punimet” vëllai i pronarit që do të ndërtojë thertoren në Laknas ofendon protestuesit

“Dalin ca plaka të këqija dhe bllokojnë punimet” vëllai i pronarit që do të ndërtojë thertoren në Laknas ofendon protestuesit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.