Nënkryetarja e Grupit Parlamentar të LSI-së Klajda Gjosha në një intervistë për ”Report tv” ka folur mbi mundësinë e një opozite të përbashkët mes PD-së dhe LSI-së.
Gjosha thotë se qytetarët kanë votuar që LSI ashtu edhe PD të jenë në opozitë. Por thotë ajo për çështjet madhore pse jo të ketë dhe një diskutim të përbashkët për të mbajtur një qëndrim të fortë opozitar
Do të ketë në parlament një dualizëm midis PD-së dhe LSI-së kush bën opozitë më fortë?
Unë nuk besoj se është çështje dualizimi. Nuk besoj se është çështje konkurrence. Gjithsecili nga ne përfaqëson atë target-grup të caktuar në të gjitha qarqet tona ku ne jemi zgjedhur.
Qytetarët kanë votuar që ne të jemi opozitë, pra si LSI ashtu edhe PD është e rëndësishme që për çështjet madhore pse jo të ketë dhe një diskutim të përbashkët për të mbajtur një qëndrim të fortë opozitar. Megjithatë kjo do të shikohet në të gjitha seancat e radhës, sepse në Shqipëri është e pamundur për të folur parakohe.
A mund të kemi një opozitë të bashkuar PD-LSI, apo ju do të mbani qëndrimin tuaj?
Në këto momente që flasim, po mbajmë qëndrimet tona, më vonë kjo do të shikohet se si do të rrjedhin ngjarjet dhe çështjet që do të jenë për diskutim.
(E.K/SHUPLAKA)