Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me kryediplomaten e BE, Kaja Kallas, e cila ndodhet në Tiranë. Kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë ambicien për të mbyllur negociatat për vendin tonë deri në vitin 2027. Po ashtu, Rama tha se Shqipëria është 100% në të njëjtën linjë me politikën e jashtme të BE.
Firmoset edhe marrëveshja për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjes më të mirë të Shqipërisë me rrjetin evropian të transportit. Firmosja e marrëveshjes do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp mes Ramës dhe Kallas.
Kallas do të marrë pjesë gjithashtu edhe në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Evropian për kalendarin e punimeve dhe takimeve.
Kjo është vizita e parë në Shqipëri Kallas që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së. Një ditë më parë, Kallas ishte në Mal të Zi, ndërsa ndalesën e fundit të vizitës në Ballkanin Perëndimor, Kallas do ta ketë në Bosnje e Hercegovinë, ku do të zhvillojë takime me krerët e Presidencës, me kryetaren e Këshillit të Ministrave dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës dhe me përfaqësuesit e forcës evropiane në Bosnje, EUFOR.
Gjithahstu Rama tah se , “kemi prekur edhe çështjen e bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë. Siguria është temë gjithnjë e më qendrore në politikën e BE. Dua ta përsëris që në një anketë të fundit në vendet e BE, për popullaritetin e BE, qrezulton se pikërisht, që nga 1983, mbështetja e BE nga popujt që e përbëjnë, është më e larta ndonjëherë. Popujt e Evropës, sot më shumë, e ndjejnë që lufta nuk është film bardh e zi i së shkuarës, por është një kërcënim real që Evropa duhet të forcohet. Pjesë e këtij angazhimni është edhe Shqipëria, në përmasën e vet. Dua të theksoj se partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen, është hap që pasohet nga të tjera hapa, dhe dialogu do të jetë kosntante e vazhdueshme”, theksoi ai.