17:10 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bashkëpunimi Gjerman dhe Bashkia e Tiranës dhurojnë pajisje për fermerët, Veliaj: Blini produkte vendase

14:25 | 02/08/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bashkëpunimi Gjerman dhe Bashkia e Tiranës dhurojnë pajisje për fermerët, Veliaj: Blini produkte vendase

Bashkëpunimi Gjerman, nëpërmjet organizatës Help – Hilfe zur Selbsthilfe si partner zbatues i projektit, dhuroi pajisje dhe makineri bujqësore për fermerët, për të lehtësuar prodhimin e produkteve vendase. Në ceremoninë e zhvilluar në Tregun e ri Agroushqimor në Farkë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi miqtë gjermanë për kontributin dhe vuri në dukje këtë mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi për të përkrahur fermerët.

“Sot kemi një mundësi të jashtëzakonshme të bashkëpunojmë me Gjermaninë sepse kemi kaluar nga ajo ndihma e viteve ‘90, ku shumë prej qytetarëve të qytetit tonë u futën në ambasadën gjermane si e vetmja shpresë për të ikur, tani jemi bërë bashkë me ambasadën gjermane për të ndihmuar fermerët të ndërtojnë këtu, të mbjellin këtu, të korrin këtu, të punojnë këtu dhe të rrisin familjet e tyre këtu. Kemi kaluar nga faza e lëmoshës, në fazën e bashkëpunimit, ku fermerët tanë do t’i punojnë tokat tona me të njëjtat pajisje që punohen në Gjermani”, tha Veliaj.

Ai bëri një ftesë për të gjithë qytetarët që përgatiten për të shkuar me pushime, që të blejnë produkte vendase, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të fermerëve. Veliaj tha se i njëjti model duhet të ndiqet edhe nga restorantet, që të shërbejnë sa më shumë produkte vendi. “Kam një ftesë për qytetarët që përgatiten të shkojnë me pushime: Mbusheni makinën me produkte që prodhohen këtu. Kur dikush blen perime dhe fruta të vendit, gjelin e Baldushkut, verën e Lundrës, domaten e Shëngjergjit, nuk ka blerë vetëm ushqim për barkun, por ka blerë edhe librat e shkollës për një gocë të vogël, që do të shkojë në shkollë në shtator. Nëse doni të jeni patriotë sot, nuk ka nevojë të thoni “O sa mirë me qenë shqiptar”, se atë e thonë të gjithë. Është krenari kombëtare të shërbesh diçka, që është rritur nga duart, djersa, pasioni dhe dashuria e fermerëve tanë”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se ashtu sikurse fermerët, edhe bashkia nuk pushon gjatë muajit gusht, pasi duke shfrytëzuar kohën kur pjesa më e madhe e qytetarëve janë me pushime, mund të ecë puna për përfundimin e projekteve, që do të jenë gati në shtator. Këtu ai përmendi edhe punën për përgatitjen e 400 shkollave, kopshteve dhe çerdheve për vitin e ri shkollor, si dhe hapjen e shkollave të reja.

“Këtë muaj Bashkia ka momentin më të mirë për të punuar sepse shumica e njerëzve kanë shkuar në plazh, rrugët dhe parkingjet janë të lira. Duhet të bëjmë gati 400 shkolla, kopshte e çerdhe për në shtator. Do të hapim disa shkolla e kopshte të reja. Bashkia e Tiranës nuk do jetë vetëm tek sheshi “Skënderbej”, nuk mund të jetë vetëm te zgjatimi i Lanës, Bulevardi i Ri, nuk mund të jetë vetëm tek eventet që ndodhin nëpër stadiumet tona. Bashkia e Tiranës duhet të jetë edhe e gjithë katundarëve tanë. Ata mund të jenë vërtet 30% e popullsisë, por janë 100% e mbushjes së pjatave, mëngjes, drekë, darkë për gjithë qytetin e Tiranës”, tha ai.

Etiketa: Veliaj
Pas

OBSH ngre alarmin: Vapa vret 175 mijë njerëz në vit në Europë

Para

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, në një takim të ngrohtë dhe miqësor me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, në Kryesinë e Kuvendit

Para
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, në një takim të ngrohtë dhe miqësor me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, në Kryesinë e Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, në një takim të ngrohtë dhe miqësor me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, në Kryesinë e Kuvendit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Zgjedhjet e 11 majit, PD-ASHM kërkon rishqyrtim të votave në qarkun e Vlorës dhe Beratit

“11 maji”/ Debat në Komisionin e Integrimit, replika mes Tabakut dhe Kodhelit

Trump për WSJ: Sulmet e Izraelit ndaj Iranit janë pozitive për tregjet

Natë e zezë në Teheran, media shtetërore: Mbi 70 të vrarë nga bombardimet izraelite

Të hënën seancë plenare në Kuvend, ja për çfarë do të diskutojnë deputetët

‘Trafiku më shpëtoi’, studentja i shpëton fluturimit fatal të Air India vetëm për 10 minuta

Sulmi izraelit ndaj Iranit/ Reagojnë liderët ndërkombëtarë

OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij

Zjarr në një zonë me shkurre në Berat, flakët vihen nën kontroll

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.