Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë një postim në rrjete sociale, ku ka reaguar mbi bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare në lidhje me ekstradimin e dy personave, nga Spanja, Gjermania dhe Britania e Madhe, të personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Balla njoftoi se Shqipëria është përzgjedhur këtë vit si vendi organizator i Konferencës Rajonale Europiane të Interpol, organizatës më të madhe policore me 196 anëtarë në mbarë botën.
Postimi:
Shqipëria po thellon çdo ditë e më shumë bashkëpunimin me INTERPOL në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe armëve, në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare si dhe në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në përballjen me krimet kibernetike. Gjatë 24 orëve të fundit, falë këtij bashkëpunimi, kanë vijuar ekstradimet nga Spanja, Gjermania dhe Britania e Madhe, të personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare.