Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, një nga figurat që i është bashkuar grupit kundër Bashës, ka deklaruar se një bashkëqeverisje e PD-së me PS-në do ta çonte Partinë Demokratike në një vdekje klinike.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” Mustafaj deklaroi se ai ka dëshirë të besoj atë çfarë thotë Basha, se nuk do të ketë koalicion me PS-në për të bashkëqeverisur pasi kjo do ta shkatërronte PD-në.
“Basha thotë jo, kam dëshirë ta besoj, një bashkëqeverisje e tillë do të ishtë një vdekje klinike për PD-në”, u shpreh Mustafaj.
Ai gjithashtu ka deklaruar se kjo që po ndodh në PD i levërdis Edi Ramës i cili sipas tij po fërkon duart duke i’u gëzuar gjendjes së rëndë ku është zhytur PD.
“Rama do të jetë vetë të vendos dhe të vulos. Është në interes të tij nga kjo që po ndodh në PD. Ai gjatë gjithë kohës flet se: “Basha është çun i mirë” dhe ai fërkon duart”, tha ai. (B.H/Shuplaka)