00:27 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Bashkëshorti i Mimoza Hafizit padit në gjykatë ‘Librën’ dhe i kërkon miliona lek. Reagon partia: Po na zhvasin!

15:43 | 16/06/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bashkëshorti i Mimoza Hafizit padit në gjykatë ‘Librën’ dhe i kërkon miliona lek. Reagon partia: Po na zhvasin!

Biznesmeni Hasan Hafizi ka paditur partinë ‘Libra’ në gjykatë dhe i kërkon 25 milione lek të vjetra si dhe bllokimin e financave të saj.

Hafizi kërkon nga partia që ti paguaje qeranë e ambientit të përdorur nga 1 nëntori I 2016 deri në 31-dhjetor i 2017 si dhe interesin bankar nga moment i kryerjes së pagesës deri në momentin e ekzekutimit të venddimit të formës së prerë.

Por pas kësaj padie ka reaguar dhe partia ‘Libra’. Në deklaratën e saj kjo parti thotë se çifti ‘Hafizi’ kërkojnë të zhvasin partinë të cilën e kanë parë si ndërmarrje dhe jo si parti të anëtarëve.

‘Libra’ thekson se ka kërkuar ndihmë nga gjithë anëtarët e saj, por “Hasan Hafizi edhe nëse ka dhënë nuk ka dhënë ndihmë, por paska dhënë borxh me afat deri ditën që do të largohej”.

Deklarata e plotë e partisë Libra

Në dt 14.06.2018  biznesmeni Hasan Hafizi pronar i kompanise  së ndërtimit të rrugëve “Albavia”, ka nisur një proces gjyqësor kundër  partisë Libra dhe kërkon ta zhvasë atë financiarisht në të njëjtën kohë që gruaja e tij kërkon ta uzurpojë politikisht.

Hasan Hafizi bashkëshorti i Mimoza Hafizit,   i është drejtuar me një kërkesë padi gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku i kërkon partisë Libra  25 milionë  lekë të vjetra, si dhe bllokimin e financave të saj. Pa pasur asnjë  kontratë,  asnjë marrëveshje me Librën,  zotëria  merr guximin të na hedh në gjyq duke u bërë qesharak dhe zyrtariasht uzurpator i Librës.

Shuma që kërkon  Hasan Hafizi  prej 25 milion lekësh të vjetra është dhurata që na dha pa ju kerkuar, dhuratë  e bërë nëpërmjet  klientit të biznesit të tij.

Ky njeri e konsideroi që ditën e parë Librën si një pronë duke sjellë në selinë Libra punonjesit  e ndërmarrjes së rrugëve   “Albavia “ në të cilën është pronar.

Hasan Hafizi ky biznesmen, pronar i  mbi 25 apartamenteve,   miliona eurove dhe përfitues i dhjetra tenderave publik,  në dy kërkesat e tij gjyqësore   për bllokim financash dhe zhvatje parash vërtetoi se: Librën që ditën e parë e ka konsideruar si ndërmarrje dhe sot kërkon nga fondi që ajo ka marrë nga shteti 25 milione lekë të vjetra. I themi dhe një herë  Hasan  Hafizit se Libra nuk është ndërmarrja  e tij  dhe gruas së tij, që  ta përkthejë në aksione parash, ashtu sic është  mësuar në biznesin e tij miliona dollarësh. Ne nuk dimë që zoti Hafizi të ketë dhënë para me kusht. Libra ka kërkuar ndihmë nga gjithë anëtarët e saj, por Hasan Hafizi edhe nëse ka dhënë nuk ka dhënë ndihmë, por paska dhënë borxh me afat deri ditën që do të largohej. E ndërsa Hasan Hafizi kërkon të vjedh Librën financiarisht, gruaja e tij Mimoza  Hafizi  kërkon ta zaptojë politikisht së bashku me mercenarët e saj në parti, të lidhur ngushtë me ndërtues mashtrues. I themi Hasan Hafizit dhe Mimoza Hafizit larg duart nga Libra, sepse ajo është e anëtarëve, dhe jo e oligarkut  Hasan.

9B.H/Faxweb)

Etiketa: hASAN hAFIZIlibrapadia
Pas

Alarm fals, mbetet mister vrasja e Anxhela Meçanit. Policia italiane liron të dyshuarin

Para

DETAJET/ Drogë, armë dhe para, goditet grupi kriminal në Shkodër. Arrestohen 6 persona, 2 shpallen në kërkim (EMRAT)

Para
DETAJET/ Drogë, armë dhe para, goditet grupi kriminal në Shkodër. Arrestohen 6 persona, 2 shpallen në kërkim (EMRAT)

DETAJET/ Drogë, armë dhe para, goditet grupi kriminal në Shkodër. Arrestohen 6 persona, 2 shpallen në kërkim (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.