Disa muaj më parë në një emision televiziv u bë publike historia e kampionit të boksit Klevis Çelaj. Ai i përloti të gjithë kur tregoi se për titullin kampion kishte marrë vetëm 140 mijë lek të vjetra shpërblim dhe tani jetonte në kushte të vështira ekonomike.
Por tre ditë pas deklaratës së tij, Klevisi mori lajmin që do i ndryshonte jetën. Në një lidhje telefonike, drejtori i Departamentit të Sportit në Vlorë, Viron Toska u shpreh: “Bashkia e Vlorës ka marrë të gjitha masat, që në të ardhmen Klevisi me porosi të kryetarit të Bashkisë, zotit Dritan Leli do të jetë pjesë e Flamurtarit. Sepse deri tani nuk ka qenë, ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Duke u futur në buxhetin e ri do të jetë pjesë e Flamurtarit dhe do të marrë një pagë maksimale si të gjithë kampionët që janë në klub”
I pyetur nga moderatorja sa do marrë Klevisi nga Flamurtari dhe Bashkia, Toska tha se me vendim të këshillit të ministrave shuma është 62 mijë e 500.
Pyetje: 62 mijë? Pra 600 mijë lekë të vjetra?
Viron Toska: Po, në muaj!
Klevisi i emocionuar u shpreh se paratë e para që do të marrë, do t’i përdorë për të rregulluar shtëpinë e tij.
Por sot, boksieri ka publikuar videon e emersionit ku është bërë deklarata e zyrtarit të bashkisë, ndërsa krah saj shkruan se nuk është aspak e vërtetë se Toska e ka mbajtur fjalën.
“u tha ne emision live Per kte Rrogë
Mujore Gje qe nuk eshte
aspak e vertet
Shperndajeni”, shkruan Klevisi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post