Një rast me Covid 19 që është zbuluar në Bashkinë e Durrësit, ka bërë që dyert e institucionit më të rëndësishëm të qeverisjes vendore të qëndrojnë të mbyllura.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personi që ka rezultuar pozitiv me Covid 19 është punonjës në Bashki, ndërkohë që janë kryer dezinfektimet e të gjitha zyrave dhe ambienteve.
Një pjese të kontakteve të ngushta të punonjësit të Bashkisë u janë kryer tamponet, dhe fatmirësisht kanë rezultuar negative. Në vendin tonë në ditët e fundit ka pasur një shtim të shpejtë të rasteve me Covid 19, ku në 24 orët e fundit u zbuluan 69 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë ka apeluar që të ndiqen rregullat e distancimit fizik, ndërkohë që ka bërë thirrje dhe për bizneset që e kanë të mundur të nxisin të punuarin nga shtëpia.