Bashkia e Tiranës ka vendosur që Ditën e Dëshmorëve, datë 5 Maj ta kthejë në ditë të pastrimit të qytetit.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili, shprehet se një vendim i tillë është një akt i turpshëm nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe gjithashtu I paprecedent.
Gjithmonë Bashkia i ka respektuar dhe nderuar dëshmorët por mesa duket kësa radhe nuk do të ndodh.
Kujtojmë që Bashkia e Tiranës vendosi të shtynte dhe ditën e verës 2 ditë më pas duke pretenduar se kushtet meterologjike nuk do e favorizonin ditën.
Postimi i plotë:
Turp!! 5 Majin Bashkia e Tiranes e kthen ne dite pastrimi!??
Bashkia e Tiranes e çfrenuar ne protagonizmin e saj te nje idiotesie dhe injorance qe te kall krupe perdhosi edhe 5 Majin diten e perkujtimit solemn te deshmoreve te rene per atdhe.
Duke perzjere ne 5 Maj pastrimin me perkujtimin, Bashkia e Tiranes kryen nje akt te turpshem dhe te paprecedent ndaj kesaj dite, qe ka nje kuptim dhe mesazh madhor te perjetshem.
Kete turp Tirana nuk ja ka lejuar vetes kurre,ajo i ka respektuar pafundesisht deshmoret e atdheut,ku bejne pjese edhe ata qe çliruan Tiranen e pushtuar sot nga injorantet,arrivistet dhe shperdoruesit.
Shiheni vete foton me promocionin qe Bashkia e Tiranes i ben turpit te saj ne 5 Maj.