Mezi do ta kenë pritur ditën e sotme punonjësit e Bashkisë së Tiranës që të kërkonin bashkëpunim me policinë për t’u vënë në ndjekje të ”superkriminelit” mes kryeqytetit.
Dhe ia kanë dalë ta neutralizojnë, megjithse ai shfaqi rrezikshmëri. Në ndihmë u ka ardhur edhe karroatreci i thirrur për të sekuestruar armën e krimit. Cila është do thoni ju?! Një triçikël, të cilin ”superkrimineli” e përdorte për të shitur ato pak sende në mënyrë ambulatore në rrugët e Tiranës.
4 policë e kanë rrethuar duke i marrë mjetin me të cilin ushqente familjen.
Fotoja është shkrepur sot te 21 dhjetori në Tiranë. (V.G/SHUPLAKA)