08:11 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I kapin prej krahu në mes të të ftohtit, transferohen drejt qendrave sociale 24 të pastrehë (FOTO)

13:33 | 06/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
I kapin prej krahu në mes të të ftohtit, transferohen drejt qendrave sociale 24 të pastrehë (FOTO)

Bashkia e Tiranës ka sistemuar në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge, të cilët kanë kërkuar ndihmë për të përballuar të ftohtin e madh që ka përfshirë vendin. Deri në mesditë janë strehuar dhe u është dhënë ndihma e nevojshme rreth 100 personave, nga të cilët 20 janë të mitur.

Në këto foto duket qartë ndërsa të pastrehët janë marrë nga rruga mes të ftohtit dhe janë çuar në këto qendra. Ky lajm është publikuar vetë nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili ka vënë në dispozicion edhe numrin 112 për të denoncuar edhe të pastrehë të tjerë që të rehabilitohen  në qendrat sociale.

 “Bashkia Tiranë transferoi mbrëmë 24 të pastrehë në qendrat sociale. Ju lutem sinjalizoni112 për raste, kontrolloni fqinjët e moshuar ”, shkruan Veliaj.

 Po kështu Veliaj vizitoi sot Qendrën Multidisiplinare në Njësinë Administrative Nr. 9, ku janë strehuar rreth 40 persona, të cilët po marrin ndihmën nga strukturat e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës.

 “Kemi 4 qendra të hapura aktive në Tiranë: në Laprakë, në Kombinat, një këtu në Brakë dhe një tjetër në Shkozë. Në 24 orët e fundit kemi strehuar rreth 100 persona, në të gjitha qendrat tona. Disa janë në situatë rruge, disa kanë ardhur nga qytete të tjera, nga komuniteti rom, që kanë jetuar në barake ose janë transferuar në një nga zonat pranë Tiranës”, tha Veliaj.

Ai i bëri apel qytetarëve që të tregohen bashkëpunues, qoftë duke ndihmuar të pamundurit dhe ata që kanë nevojë për ndihmë, ashtu edhe duke sinjalizuar strukturat shtetërore të tregohen bashkëpunues qoftë duke ndihmuar të pamundurit dhe ata që kanë nevojë për ndihmë, ashtu edhe duke sinjalizuar strukturat shtetërore të angazhuara në përballimin e kësaj situate emergjente.

 “24 orët e para kanë qenë jo dramatike përsa i përket qarkullimit në Tiranë. Kemi filluar hedhjen e kripës dhe të skorieve në periferi të Tiranës, kryesisht në Krrabë dhe Dajt”, u shreph Veliaj. Ai shtoi se janë ndihmuar edhe Kemi edhe njerëz në nevojë, njerëz që mund të jenë bllokuar jashtë shtëpisë, 2-3 raste zjarresh.

 “Ftoj të gjithë ata që kanë ndihma për të ofruar, ashtu siç kanë bërë organizatat tona partnere, t’i sjellin këto pranë qendrave sociale. Kryesisht kemi nevojë për batanije dhe ushqime. Jemi kryesisht të mbuluar, por nëse ka qytetarë që më shumë se sa të komentojnë duan që të ndihmojnë, kjo është një mundësi për ta bërë këtë ose pranë njësive administrative të bashkisë ose pranë një prej qendrave sociale të Bashkisë Tiranë”, shtoi ai. (J.V/Shuplaka)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”602″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

 

 

Etiketa: strehimiVeliaj
Pas

Frontex: “Boom” refugjatësh në Itali gjatë 2016-ës, gjithsej 181.000 të ardhur

Para

Me moton ”Haradinaj është Kosovë” nis protesta në mbështetje të liderit kosovar

Para
Me moton ”Haradinaj është Kosovë” nis protesta në mbështetje të liderit kosovar

Me moton ''Haradinaj është Kosovë'' nis protesta në mbështetje të liderit kosovar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.