Ish-deputeti Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të bashkisë së Tiranës për heqjen e emrit Mentor Xhemali të një rruge në Selitë.
Vasili shkruan në rrjetet sociale se qeveria pa atdhe përbuz këngëtarin e mirënjohur I cili ka kënduar sipas tij një monument artistic krenarie.
“Qeveria pa atdhe perbuz Mentor Xhemalin,qe kendoi “Per ty atdhe”.(VIDEO)
Bashkia e Tiranes i heq emrin rruges mbante emrin e te madhit Mentor Xhemali.
Mentor Xhemali kendoi nje monument artistik krenarie sic ishte “Per ty atdhe”.
Mirenjohje per jete Mentor Xhemalit te thjeshte dhe madheshtor,qe eshte skalitur ne mendjet e gjithe shqiptareve.
Neveri per keta bastarde pa atdhe qe me veprimet e tyre do mbahen mend gjate per shemtine e tyre”, shkruan Vasili përkrah edhe një videoje ku Xhemali këndon vargjet e këngës që bëri krenarë miliona shqiptarë.
Kujtojmë se gjashtë muaj më parë në kryeqytet bashkia e Tiranës ka hequr emrin e një rruge në Selitë, që mbante emrin e muzikantit të shquar “Mentor Xhemali”, i njohur edhe për këngën “Për ty atdhe”.
Fax News dhe Fax Web e denoncuan këtë akt të paprecedentë dhe përveç kësaj gazetarja, Eksiola Shehu ka intervistuar djalin e muzikantit, Maksim Xhemali.
“Më lajmëroi një shok, erdhëm e pamë. I këndoi atdheut, por u harrua. Ka 6 muaj që është hequr emri i rrugës në Tiranë, në zonën e Selitës. Gjithë ai artist i madh, është këngëtar i njohur”, tha Maksimi.
Gazetarja Shehu: Deri më tani keni bërë dy kërkesa drejtuar bashkisë të Tiranës. Cila është përgjigjja?
“S’kanë ardhur nëpunësit. Në fund të muajit thanë hajde edhe njëherë. Është e tmerrshme, kaq zor i madh qenka t’i vendoset sërish. Është gjeniu i muzikës klasike.
Kam një kërkesë: Shikojeni këtë punë, se ai është i vetmi artist i popullit partizan”.
Gazetarja Shehu: Keni dijeni nëse emri i është vendosur një rruge tjetër?
“Jo asnjë rruge tjetër”, u shpreh djali i artistit të popullit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)