Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka përfunduar mbledhjen e tij, ndërkohë para Bashkisë protestuesit kanë sulmuar me shashka godinën.
Gazetarja e “Fax News” Mirilda Tili, u shpreh se mbledhja e Këshillit Bashkiak ka vijuar e qetë duke injoruar protestën e banorëve. Ajo u shpreh se në mbledhjen e sotme nuk është folur aspak për protestuesit, sikur asgjë të mos ishte duke ndodhur, ndonëse era e barutit dhe zhurma e shashkave dhe protestuesve ishte mëse e dukeshme.
Nga ana tjetër, anëtarët e opozitës në Këshill bojkotuan mbledhjen duke iu gjendur në krah banorëve.
Pas përfundimit të kësaj mbledhje, banorët kanë mbyllur protestën e tyre, ndërsa punonjësit e Bashkisë kanë filluar prerjen e pemëve në “Unazën e Re”.
(B.B/ Faxewb.al)