18:10 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bashkia iu mbyll derën aktorëve, LSI dhe PD bllokadë: Erion Veliaj si ka votat për vendimet kriminale!

12:41 | 26/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bashkia iu mbyll derën aktorëve, LSI dhe PD bllokadë: Erion Veliaj si ka votat për vendimet kriminale!

Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka pasur tensione për shkak të pikës 7 të rendit të ditës.

Kjo pikë kërkon që të vendoset për përcaktimin e procedurës për negocimin me zhvilluesit privat për marrveshje të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat e Bashkisë së Tiranës. Kjo sipas këshilltarëve të opozitës bëhet për të përshpejtuar procedurat për tjetërsimin e hapësirave të Teatrit Kombëtar, duke ia kaluar një kompanie private.

Ndërkohë që jashtë sallës zhvillohej një protestë e aktorëve lidhur me fatin e Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës kishte vendosur që të mbyllte derën për ta. Edhe pse artistët kishin bërë kërkesë që të ishin prezentë në këtë mbledhje, vetëm 2 prej tyre do të futen në një moment të dytë.

Këshilltarët e PD-së dhe të LSI-së braktisën mbledhjen, teksa thanë se Erion Veliaj nuk ka votat e mjaftueshme për të kaluar vendimet.

‘’Opozita në këshill, PD e LSI, vazhdojmë të mbajmë marrëdhënie të kushtëzuar me këshillin bashkiak. Kjo është kushtëzuar nga prania e përhershme e 6 individëve me mandate false. Ata sillen sikur janë këshilltarë dhe votojnë si të tillë. Prania e tyre hedh në erë legjitimitetin e këshillit bashkiak.

Pse duhet prania e tyre? Kjo duhet për të përgatitur akte si ky që janë sjellë sot për vendim. Dy janë absolutisht kriminale: projekti i sponsorizuar nga një mafie e re, ajo e naftës në Tiranë, për të betonizuar Parkun Rinia. Kjo votë kërkon 3/5.

Vendimi i dytë: Prishja e Teatrit Kombëtar. Këto vota ata sot nuk i kanë, asnjë ditë nuk do t’i kenë për sa në këtë këshill do të jetë kjo opozitë. Ne do bëjmë barrikadë për këto dy krime mafioze. Çdo gjë që ndodh në atë sallë është e kompromentuar. Sot grupi që mbështet PS është minorancë”, u shpreh Çollaku pas daljes nga mbledhja e Këshillit.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: bashkiteatri kombetartensione
Pas

Vrasja në Kamëz gjatë grabitjes, rindërtohet skena; Gruaja u qëllua e para, burri u drejtoi thikën

Para

Nuk i lënë të hyjnë në mbledhje, artistët përplasen me Policinë Bashkiake: Na trego rregulloren!

Para
Bashkia iu mbyll derën aktorëve, LSI dhe PD bllokadë: Erion Veliaj si ka votat për vendimet kriminale!

Nuk i lënë të hyjnë në mbledhje, artistët përplasen me Policinë Bashkiake: Na trego rregulloren!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbërritja e Putinit në Bjellorusi në një vizitë dyditore

Zjarr në automjetin e një shtetasi malazez në aksin Cërrik-Belsh, shkaktohen dëme materiale

Netanyahu urdhëron pezullimin e ndihmave për Gazën: Frikë se po bien në duart e Hamasit

Elbasan/ Kapet 22-vjeçari me lëndë narkotike Cannabis Sativa, referohet në Prokurori

Sulmi amerikan në centralin bërthamor të Iranit, Pentagoni publikon momentin e goditjes

Netanyahu kërkon një shtyrje dyjavore në gjyqin për akuzat e korrupsionit

Zjarr në një magazinë në Ulqin, përfshihet objekti i kompanisë “Agris”

Ambasadori britanik Abbott: Reformat zgjedhore duhet të garantojnë një fushë të barabartë për të gjithë

Astronauti indian Subhanshu Shukla mbërrin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Rusia i bën thirrje Iranit të mos shkëpusë lidhjet me Agjencinë Bërthamore të OKB-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.