09:23 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bashkia Kamëz u bashkohet PPP-ve. Zbardhet projekti për mbetjet

12:36 | 02/03/2018
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bashkia Kamëz u bashkohet PPP-ve. Zbardhet projekti për mbetjet

Bashkia e Kamzës, ka vendosur që të kalojë me koncesion pastrimin, grumbullimin, transportimin dhe seleksionimin e mbetjeve dhe për këtë ka hapur tashmë edhe procedurën pranë Agjencisë së Prokurimit Publik. Kohëzgjatja e këtij partneriteti është parashikuar që të jetë 12 vjet dhe bashkia, si autoritet kontraktor do  i  paguajë  koncesionarit/PPP  një  shumë  të  caktuar  vjetore. Sipas njoftimit të bërë pranë APP, projekti parashikohet të ketë një vlerë rreth 10 milionë euro dhe operatori që do të rezultojë fitues do të bëjë investimet fillestare me të ardhurat e veta.

“Vlera e parashikuar e projektit është 1 389 833 694 (një miliard e treqind e tetëdhjetë e nëntëmilion e tetëqind e tridhjetë e tre mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër) Lekë pa TVSH. Autoriteti kontraktor ka parashikuar në lidhje me shlyerjen e vlerës së investuar nga koncesionari faktin se koncesionari do të likujdohet për një periudhë kohore prej 12 vitesh nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

Koncesionari do të përballojë më të ardhurat e veta të gjithë investimin për  makineritë dhe pajisjet për kryerjen e shërbimit dhe ndërtimit të stacionit të transferimit. Ky stacion duhet të ndërtohet dhe të jetë në funksional maksimumi 24 muaj nga data e lidhjes së kontratës” thuhet në dokumentat e Bashkisë së Kamzës.

Kjo e fundit ka bërë me dije se do të vërë në dispozicion për stacionin një tokë në zonën e Valiasit.

Autoriteti kontratues ka parashikuar paraprakisht të gjitha pikat e grumbullimit të mbetjeve për vendosjen e 532 kontenierëve të ndara në 287 pika të grumbullimit të mbetjeve.

Në specifikimet teknike Bashkia përcakton kushtet që duhet të përmbushë operatori lidhur me shpeshtësinë e zbrazjes së kontenierëve, masat e pastrimit si dhe makineritë që duhet të zotërojë.

Afati për dorëzimin e ofertave është 16 prilli 2018.

Burimi: Monitor

Pas

Lidhet në shtëpi kambisti, vajza hidhet nga dritarja për të shpëtuar

Para

Merr fund lidhja mes Majk dhe vajzës së politikanit, hyn në mes modelja e famshme (FOTO)

Para
Merr fund lidhja mes Majk dhe vajzës së politikanit, hyn në mes modelja e famshme (FOTO)

Merr fund lidhja mes Majk dhe vajzës së politikanit, hyn në mes modelja e famshme (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, bllokohet sërish Tirana, ja rrugët ku nuk lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.