Një ngjarje e paprecedent raportohet të ketë ndodhur në Tropojë, ku bashkia ka ndërhyrë me mjete të rënda për të prishur pronën e familjes Hajdarmetaj.
Në një lidhje telefonike për FaxNews, Sanie Hajdarmetaj, shprehet se Bashkia kërkon që tu marrë me forcë pronën. Ajo tha se pa praninë e ndonjë dokumenti, mjete të rënda të Bashkisë kanë ndërhyrë në prishjen e kopështit të kësaj familje, me pretendimin se aty do të kalojë rruga.
Sanie Hajdarmetaj, u shpreh se, “Nuk ka qenë asnjë herë rrugë, por po na e bëjnë për inate personale.
Nuk kanë paraqitur asnjë lloj dokumenti. Ne kemi edhe vendimin e gjykatës për pronën”.
Në vijim të denoncimit të saj, Sanie Hajdarmetaj u shpreh se, familjarët e saj janë shoqëruar në polici me dhunë dhe janë përgjakur. Mësohet se Ardian Hajdarmetaj është shoqëruar dhe më pas është lënë i lirë, por më vonë janë shoqëruar disa anëtarë të tjerë të kësaj familjeje.
Discussion about this post