Kryeministri Edi Rama zhvilloi gjatë ditës së sotme një vizitë në qytetin e Kavajës nga ku nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kreut të bashkisë së këtij qyteti Isa Sakja.
Rama akuzoi kryebashkiakun Sakja duke thënë se Bashkia ndërton pallate në rërë.
“Të bëhet një projekt për konviktet dhe bëjmë konviktin si pjesë e shkollës dhe t’ia lëmë shkollës, ose të gjejmë një formë administrimi se bashkia këtu nuk ka ndërmend të bëjë as konvikte as shkolla. Bashkia këtu ndërton pallate në rërë, akoma sot e gjithë ditën dhe s’kanë faj përderisa sot akoma s’ka ardhur dora e prokurorisë”.
Lidhur me deklaratat e Ramës ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Përmes një postimi në Facebook, Bardhi i kujton Ramës se, ndërtimi i pallateve, kudo dhe pa asnjë kriter, ka qenë filozofia e tij politike.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Ai qe ndertimin e pallateve, kudo dhe pa asnje kriter, e beri filozofi te qeverisjes se tij lokale, ai qe permes pallateve qe mbolli kudo dhe me haracin e tyre mori partine, sot sulmoi me shpifje te uleta Bashkine e Kavajes. Me modelin tjeter te qeverisjes lokale ne krah, me Vangjush Dakon qe per pallate nuk kursen as trashegimine e qytetit, ne vend te ofrimit te zgjidhjes per mijera te papunet ne Kavaje, zgjodhi kercenimin dhe shantazhin ndaj Kryetarit te Bashkise Kavaje.
Meqe jemi tek prokuroria, beju thirrje te kalojne njehere nga Durresi i Gjushit, pastaj nga Kullat e parave te pista ne Tirane, pastaj tek Qazimi ne Elbasan dhe me rradhe tek te gjithe modelet e tua te qeverisjes kriminale lokale.
Koha ku ti urdheroje se kush bande do marre lejen e radhes se ndertimit ne Kavaje, ka perfunduar! E di qe je i zhgenjyer per kete. Mesohu, se shpejti kete mundesi sdo ta kesh ne gjithe Shqiperine.
(F.GJ/FAXWEB.AL)