Gjatë takimit përmbyllës të projektit “Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Social Shtetëror”, Bashkia e Tiranës njoftoi se një nga qendrat sociale të Tiranës do ta kthejë në një strehë të përhershme për këdo që jeton në situatë rruge në kryeqytet.
“Çështja e personave në situatë rruge duhet trajtuar përtej emergjencave. Nga 7 qendrat që funksionuan për menaxhimin e situatës, një prej tyre do të kthehet në një qendër permanente për dikë që është në situatë rruge dhe do të kalojë natën, të plotësojë nevojat e veta higjieno-sanitare dhe të ketë një strehë në kokë, sidomos në netë si ato që kaluam”, tha Veliaj.
Përveç kësaj, Velia tha se një tjetër masë do merret për të përballuar dimrin. Bëhet fjalë për krijimin e një fondi të veçantë për ushqime, veshmbathje, dyshekë e të tjera si këto.
“Pavarësisht se shteti u përgjigj si kurrë më parë, besoj se bashkitë janë akoma më pranë qytetarëve. Kemi marrë një vendim, nisur edhe nga solidariteti që pamë në qytetin e Tiranës, në çadra, batanije, ushqime, dyshekë, ushqime, për të krijuar një rezervë të qytetit, ashtu siç janë rezervat e shtetit. Bashkia e Tiranës ka identifikuar një magazinë ku do të bëjë një imitim në miniaturë të rezervave të shtetit, për rezervat e qytetit. Besoj se qytetet e mëdha, të gjitha mund ta bëjnë këtë, pra për të pasur për çdo ditë një sasi të konsiderueshme shtretërish, veshmbathje dhe ushqime për raste nga më të ndryshmet”, shtoi Veliaj. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”794″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post