11:41 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bashkia Tiranë 60 milionë euro koncesion për ndërtim shkollash, të mërkurën miratohet skema klienteliste

13:02 | 25/07/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bashkia Tiranë 60 milionë euro koncesion për ndërtim shkollash, të mërkurën miratohet skema klienteliste

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë të mërkurën skemën 60 milionë euroshe të dhënies me koncesion të ndërtimit të shkollave në Tiranë. Është një vendim që Bashkia e ka mbajtur me kujdes jashtë vëmendjes së publikut, ndër të tjera duke e shpërqëndruar vëmendjen me deklarimin e rritjes së tarifës së ujit.

Dyfishimi i çmimit të ujit të pijshëm është një masë me pasoja të rënda për shumë familje të kryeqytetit, ndaj njoftimi i kësaj mase do të rrëmbente patjetër vëmendjen e opinionit dhe do të ngjallte patjetër kundërshti qytetare. Me sa duket ky ka qenë edhe qëllimi parësor i bërjes publike të kësaj mase që me gjasa nuk do të miratohet: largimi i vëmendjes së publikut nga një skemë gjigande klienteliste e dhënies së 60 milionë eurove koncesion kompanive private për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë.

Në të njejtën mbledhje ku është përfshirë rritja e tarifës së ujit, Këshilli Bashkiak do të diskutojë projekt-vendimin Për miratimin në parim të studimit të fizibilitetit dhe të kontratës “Tip” të partneritetit publik privat “Për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë”, ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe partnerit privat.

Anëtarëve të Këshillit Bashkiak nuk u është dhënë as studimi i fizibilitetit, as kontrata “Tip” që përmendet në titullin e vendimit. Kryebashkiaku Veliaj u ka dërguar atyre paraprakisht vetëm një relacion të përgjithshëm informues, pa asnjë detaj dhe asnjë argumentim. Praktikisht relacioni thjesht bën me dije se:

Bashkia kërkon të ndërtojë 17 shkolla fillore dhe të mesme;

Bashkia do të ofrojë falas tokën publike për ndërtimin e këtyre shkollave ose në disa raste tokë private të shtetëzuar prej saj;

Kostoja e ndërtimit, që do t’i paguhet privatit, është vendosur në rreth 350 euro për m2 për shkollat dhe 410 euro për m2 për kopshtet;

Kostoja totale e projektit të shkollave me koncesion është llogaritur 60 milionë euro, nga të cilat rreth 40 milionë euro është kostoja e ndërtimit dhe 20 milionë euro fitimi që do t’i paguhet privatit.

Projekti do të zgjasë 7 vjet;

E gjithë kostoja e projektit do të paguhet nga qytetarët e Tiranës përmes taksës speciale të arsimit që ka vendosur Bashkia Tiranë dhe një fondi që do marrë nga qeveria po nga taksat e qytetarëve.

Asnjë analizë si është arritur në këtë propozim, asnjë e dhënë teknike për projektin, asnjë argumentim dhe justifikim ligjor, politik, administrativ apo teknik nuk u është bërë e ditur paraprakisht këshilltarëve bashkiakë që do të duhet të marrin vendimin. Gjithçka është paravendosur dhe Këshilli Bashkiak duhet vetëm të vulosë formalisht një vendim të Kryebashiakut Veliaj dhe Kryeministrit Rama.

Projekti është në fakt një skemë e sofistikuar antiligjore dhe klienteliste, ku shteti, pra Bashkia Tiranë, merr përsipër të gjitha kostot dhe paguan për gjithçka, koston e ndërtimit, fitimin e bankave që do t’u japin kredi privatëve dhe fitimin e privatëve që do të ndërtojnë. Skema funksionion në mënyrë të thjeshtuar kështu:

Privati merr hua në bankë;

Huanë e siguron qeveria/bashkia duke garantuar pagesat vjetore të privatit nga të cilat privati garanton pagesën e kësteve të bankës;

Privati projekton, financon dhe ndërton shkollën me kredinë që ka marrë nga banka;

Shkolla mbetet pronë e privatit derisa shteti të ketë shlyer të gjithë koston e privatit plus fitimin e tij;

Shtetin paguan çdo vit me këste vjetore për shtatë vjet rrjesht privatin.

Është skemë antiligjore pasi kjo formulë kontraktimi nuk përbën rast që justifikon dhënien me koncesion, pasi privati nuk merr asnjë risk dhe në thelb nuk ofron asgjë. Është skemë e marrjes së fshehur të borxhit publik, pasi 60 milionët e programit janë borxh i pastër që do paguhet nga Bashkia, por që formalisht nuk do të llogariten si pjesë e borxhit publik. Është skemë abuzive pasi bashkia nuk siguron dhe nuk garanton dot as cilësinë dhe as koston e punimeve, të cilat do të projektohen nga vetë privati.

Është skemë me rrezik për pronësinë publike, pasi pronësia e shkollave, pra edhe e drejta e përdorimit të tyre i takon privatit dhe askush nuk e ndalon privatin t’i përdorë ato pjesërisht për qëllime që nuk kanë lidhje me arsimimin dhe edukimin e fëmijëve.

Është skemë më kosto të lartë pasi përveç kostos së ndërtimit do të garantojë fitime të mira për bankat dhe për privatin. Por është pikërisht ky fakt, sigurimi i fitimeve për bankat dhe për ndërtuesit privatë, që me gjasa është motivimi kryesor për projektimin e saj.

Në një artikull të mëparshëm ne kemi analizuar këtë skemë dhe dëmin qe ajo i sjell interesit publik. Sikurse kemi shpjeguar në artikull, Bashkia e Tiranës kishte një mënyrë të thjeshtë, me kosto më të ulët dhe më të sigurt, e cila përdoret në çdo cep të botës: të merrte vetë hua me kosto shumë më të ulët se privati—qeveria gjithmonë ka interesat më të ulta dhe kushtet më të mira në huamarrje se sa kompanitë private—dhe me kontratë të thjeshtë prokurimi mund të ndërtonte shkollat./Exit.al

Etiketa: 60 milione euroBankaErion VeliajkompanishkollaVeliaj
Pas

Reagon Rama pas shkrimit të Vuçiçit: Djalli fshihet në detaje, nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë

Para

Jessica Alba shtatzënë, foto me barkun e fryrë në plazh

Para
Jessica Alba shtatzënë, foto me barkun e fryrë në plazh

Jessica Alba shtatzënë, foto me barkun e fryrë në plazh

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Trafik” në malin Everest, qindra aplinistë në radhë për të arritur në majën më të lartë në botë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin në Gramsh, dalin rezultatet e analizave! Vezët të kontaminuara me salmonelë

Netanyahu pranon planin amerikan për armëpushim në Gaza, Hamasi shqyrton propozimin e të dërguarit të Trump

Fier/ Zbulohet dhe asgjësohet një plantacion me 1000 fidanë kanabis, në pranga 63-vjeçari

Vuçiç akuzon Perëndimin: Po hesht për ngjarjet në Kosovë

Ngërç në bisedimet e paqes, Zelensky akuza Moskës: Po mashtrojnë! Askush nuk e ka parë memorandumin që premtuan

Operacioni “Seria” në Kavajë/ Përfundon në pranga 33-vjeçari për disa vjedhje dhe posedim droge

I prenotuan të këndonin në një lokal, por në fakt lokacioni ishte tokë e zbrazët! Si u vra grupi muzikor nga karteli kriminal meksikan

Shtetet e Bashkuara duan të revokojnë vizat për studentët kinezë, rregulla më të ashpra për ata të lidhur me Partinë Komuniste. Revoltohet Pekini: Diskriminim!

Deri në 2500 euro për një pistoletë/ Zbardhen detaje nga operacioni “Puzzle”, si trafikoheshin armët nga Kosova në Shqipëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.