Pas dorëheqjes së disa prej drejtuesve aktualë të strukturave të Bashkisë Vlorë, është hapur zyrtarisht thirrja publike për aplikime për 12 pozicionet drejtuese, si pjesë e vizionit për të ndërtuar “Vlorën e gjeneratës tjetër”.
Thirrja u bë publike nga Bledi Çuçi, i cili ftoi të gjithë profesionistët, të rinjtë dhe të rejat e shkolluar brenda dhe jashtë vendit, të bëhen pjesë e administratës vendore. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Çuçi theksoi rëndësinë e angazhimit qytetar dhe të rinisë profesionale në ndërtimin e një administrate efikase dhe moderne:
“Fuqia e ndryshimit nis nga TY, nga idetë e reja dhe nga ata që nuk qëndrojnë si spektatorë, por marrin përsipër përgjegjësi”, u shpreh Çuçi.
Pozicionet e hapura për aplikim janë:
-
Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit
-
Drejtor në Policinë Bashkiake
-
Drejtor në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike
-
Drejtor në Ndërmarrjen e Gjelbërimit
-
Drejtor në Ndërmarrjen e Pastrimit
-
Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile
-
Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve
-
Drejtor në Shtëpinë e Foshnjës
-
Drejtor në Teatrin “Petro Marko”
-
Drejtor në Drejtorinë e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës
-
Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm
-
Drejtor në Drejtorinë e Protokoll-Arkivës
Të gjithë profesionistët që plotësojnë kriteret ligjore për pozicionet përkatëse dhe që kanë dëshirën për të kontribuar në zhvillimin e qytetit të Vlorës janë të mirëpritur të aplikojnë.
Afatet, kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim janë të publikuara në faqen zyrtare të Bashkisë Vlorë.
Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, hapet thirrja për plotësimin e vendeve vakante për 12 pozicionet e para për 𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓𝐔𝐄𝐒.
Thirrja ime shkon për të gjithë profesionistët, për të rinjtë e të rejat e shkolluar brenda apo jashtë vendit, të 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐎𝐉𝐍𝐄̈ për t’u bërë pjesë e administratës vendore dhe ekipit që po ndërton 𝐕𝐥𝐨𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐞𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫.Me përvojën tuaj dhe pasionin për shërbimin publik, ne mund të çojmë përpara të gjitha sfidat dhe të bëjmë një kapërcim epokal të paraqitjes dhe shërbimit për Vlorën 2030Fuqia e ndryshimit nis nga TY, nis nga idetë e reja dhe nga ata që nuk qëndrojnë si spektatorë, por marrin përsipër përgjegjësi
Pozicionet e hapura për aplikim
* 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐢𝐧𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐈𝐧𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐓𝐞𝐫𝐫𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐧𝐞̈ 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐚𝐤𝐞* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐏𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐂𝐢𝐯𝐢𝐥𝐞)* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐞̈𝐧 𝐊𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐅𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐯𝐞* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐅𝐨𝐬𝐡𝐧𝐣𝐞𝐬* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐓𝐞𝐚𝐭𝐫𝐢𝐧 “𝐏𝐞𝐭𝐫𝐨 𝐌𝐚𝐫𝐤𝐨”* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐇𝐮𝐚𝐣𝐚, 𝐈𝐧𝐭𝐞𝐠𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫𝐞̈𝐬* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐀𝐮𝐝𝐢𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐁𝐫𝐞𝐧𝐝𝐬𝐡𝐞̈𝐦* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐭𝐨𝐤𝐨𝐥𝐥-𝐀𝐫𝐤𝐢𝐯𝐞̈𝐬
Për më shumë informacion dhe për procedurat ligjore që duhet të ndiqni për aplikimin vizitoni faqen zyrtare të Bashkisë Vlorë në linkun më poshtë