12:02 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bashkim Fino flet me emra: Zgjedhjet për FSHF-në po manipulohen

10:52 | 28/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gara për kreun e FSHF-së/ PS ka dalë për të mbledhur vota lart e poshtë

Kur na ndajnë më pak se dy javë nga zgjedhjet për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino ka hedhur dje akuza për manipulimin e zgjedhjeve nga ana e Dukës.

Në një reagim të bërë dje në rrjetet sociale, Fino shprehet se po dëmtohet parimi i barazisë dhe i transperencës në këtë proçes.

Më tepër, ish-deputeti socialist shkruan se i ka kërkuar sekretarit të përgjithshëm, Ilir Shulku listën me emrat e delegatëve me të drejtë vote, por ka marrë nga ky i fundit një përgjigje negative, ku thuhej se nuk ishte i detyruar t’ja jepte.

STATUSI I FINOS:

FSHF vazhdon tentativat për të paracaktuar dhe manipuluar zgjedhjet. Me statusin e Kandidatit për President të këtij institucioni, i kam kërkuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, që të më vërë në dispozicion listën e të deleguarëve nga klubet, me të drejtë vote, për në Asamblenë e datës 7 shkurt. Përgjigja e tij zyrtare, me arrogancë dhe paaftësi, ishte se “Statuti nuk e detyron që të ma japë dhe ndaj nuk do e bëjë një gjë të tillë”.

– Së pari, sot i kam nisur një shkresë të dytë (bashkangjitur në këtë reagim), ku i tregoj të gjithë detyrimet ligjore, që duhet të më vërë në dispozicion atë listë, duke nisur nga “Ligji për informim”.

– Së dyti, kandidati tjetër për president, Armand Duka, si president i FSHF-së, është në dijeni të kësaj liste, duke cënuar rëndë “Parimin e Barazisë” dhe “Parimin e Transparencës”.

Kjo tentativë për të mbajtur të fshehtë listën dhe duke mos e bërë publike, bëhet vetëm nga dëshira e tyre për të bërë ndryshime dhe manipulime të saj, me shpresën për të larguar ata që e votojnë kundër. I kërkoj Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, që të heqë dorë nga shërbimet dhe shkeljet ligjore, sa është ende në kohë. I kërkoj të bëjë publike listën e personave të deleguar nga klubet, me shkresa të dërguara deri në datë 18.01.2018 në FSHF.

As ai, as shefi i tij dhe askush tjetër nuk mund të guxojë dhe nuk ka për t’ia dalë mbanë asnjëherë, që të “trukojnë” këtë garë. Vullneti i të gjithë delegatëve dhe anëtarëve të ligjshëm të Federatës do dëgjohet dhe do vendosë më 7 shkurt.

Për këtë dal garant! (E.K/FAXWEB)

Etiketa: Bashkim Finodeklaratafino
Pas

Kush ishte ministri i besuar i Ramës që ‘inspektoi’ në Bulevard protestën (FOTOT)

Para

Blendi Fevziu ‘tall keq’ rivalët, zbulon konkurrenten e tij më të madhe

Para
Blendi Fevziu ‘tall keq’ rivalët, zbulon konkurrenten e tij më të madhe

Blendi Fevziu 'tall keq' rivalët, zbulon konkurrenten e tij më të madhe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Finalja e Champions League, PSG dhe Inter në betejën për trofeun më të rëndësishëm europian

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Ilaçi i ri kundër kancerit dyfishon mbijetesën e pacientëve gjatë provave klinike

Aksion anti-opozitar në Turqi, furi arrestimesh ndaj zyrtarëve të opozitës

Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa shiten e blihen monedhat e tjera

Aksident në autostradën Kukës-Milot/ Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma”

Plagosja me armë e 36-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori! Si nisi sherri

“Katastrofike”, OKB: Përkeqësohet ndjeshëm situata në Gaza

Aksident në Fushë-Milot, tre të plagosur, mes tyre dhe një 8-vjeçare

“Shkelje të rënda me votën e diasporës”/ PD: DHL ka shkelur kushtet e rënda dakord në kontratën me KQZ

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.