Bashkim Fino ka zyrtarizuar kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndërsa e ka bërë këtë të ditur ai ka treguar edhe emrat e klubeve që e kanë propozuar.
Fino, i ftuar në ‘rubriken sportive’ në ‘rtsh’, tha se në platformën e tij ai parashikon që bashkitë të kenë rol të dytë dhe të shesin aksionet e tyre pasi rruga më e mirë është është që klubet ti kalonë privatit.
“Bashkitë të jenë në rolin që të kenë aksione sa më pak dhe të kalojnë në rolin e dytë klubet duhet të privatësohen, kjo është një nga pikat e platformës”, tha Fino.
Fino tha se qëllimi është që të përmirësohet imazhi i futbollit pasi ka humbur besimi tek një lojë e ndershme dhe e pastër.
Fino tha se do të ketë transparencë mbi fondt dhe çdo ekip do të ketë fushën e tij.(B.H/Faxweb)