Është ndezur ende pa nisur mirë gara për kreun e FSHF-së. Edhe pse vetë dy kandidatët Bashkim Fino dheA rmando Duka janë treguar të moderuar nuk ndodh kjo me mbështetësit e tyre.
Alban Bushi i është bashkuar personazheve të shumtë që kanë dalë në mbështetje të presidentit aktual të FSHF, Armand Dukës, për një tjetër mandat në krye të institucionit më të lartë të futbollit.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, ish-sulmuesi kuqezi që aktualisht drejton përfaqësuesen Shpresa, deklarohet pro kandidaturës së Dukës.
Bushi shkruan: “Unë nuk uroj asgjë, por uroj më të mirën për ty dhe futbollin! Faleminderit për çka ke bërë dhe ç’do të bësh”.
(E.K/FAXWEB)