05:00 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bashkim Shqipëri-Kosovë”, Tahiri: Çfarë fshihet pas lojës Rama-Thaçi

22:12 | 24/01/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Intervista/ Çështja e kufijve të Kosovës, Tahiri: Nëse ndryshojnë kufijtë, do të plasë lufta

Edita Tahiri i bëri thirrje Kryeministrit Rama që të dalë publikisht kundër ndryshimit idesë së ndryshimit të kufijve dhe për të qëndruar larg axhendave serbo-ruse.

“Unë e ftoj Kryeministrin Rama që të dalë publikisht kundër ndryshimit të kufijve të ndryshimit të Kosovës, në raportin Kosovë-Serbi në dialog, sepse ne shqiptarët gjithmonë jemi cunguar historikisht. Ishte viti 199 kur e çliruam Kosovën, atëherë ne bëmë kthesë gjeopolitike, i bëmë dy shtete shqiptare, por ne ende jetojmë në 5-6 shtete. Kështu që nuk jemi ne në pozitë të japim toka për të krijuar Serbinë e madhe dhe për të plotësuar axhendat serbo-ruse”, – tha ish-kryenegociatorja e Kosovës gjatë intervistës për “ABC News”, duke komentuar edhe lojën e Serbisë për përfituar territore të reja në Ballkan dhe për të rikthyer dominimin e dikurshëm.

“Edhe veriu i Kosovës, edhe Lugina Preshevës janë toka shqiptare dhe nuk këmbehen tokat shqiptare pse Serbia dëshiron që të kthejë rikthejë dominimin në Ballkan, sepse gjysmën e Bosnjes e ka marrë dhe dëshiron edhe pasurinë që ka veriu i Kosovës dhe më pas ne të mbetemi të ndarë siç jemi. Veriu i Kosovës është integruar në sistemin juridiko-kushtetues të Kosovës, kemi shtrirë sovranitetin falë dialogut 7-vjeçar të cilin e kam udhëhequr unë. E di që ka një prirje në opinion për të mos i parë këto rezultate, por ne kemi shtrirë shtetin në veri, në drejtësi, në polici, në dogana, kemi vendosur kufirin ndërshtetëror me Serbinë, madje me Komisionin Evropian dhe komision trepalësh. Pra, Veriu është i integruar në fushat kryesore. Kur Serbia e pa që me dialog u integrua veriu në sistemin e Kosovës, braktisi këtë qasje dhe dialogun e doli në skenare gjeopolitike. Sepse ne kemi biseduar tre herë me Serbinë, ka synime gjeopolitike, por ne shqiptarët nuk jemi më të shtypur, por jemi një komb shumë më i fuqishëm, kemi vizion, i kuptojmë gjërat. Ka një propagandë prej këtyre aktorëve që janë të përfshirë si Thaçi dhe Rama, të cilët thonë se kur bëhet ky shkëmbim ne bashkohemi. Nëse po bashkohemi, çfarë u duhet njohja e Kosovës? Çfarë i duhet Kosovë të jetë anëtare e OKB-së nëse bashkohet me Shqipërinë? Por një bashkim i Shqipërisë me një Kosovë të cunguar, ky nuk është bashkim”, – u shpreh Tahiri.

Pas

“Njëri mban tjetrin, të 4 mbajnë Shqipërinë peng”, ish-Kryeministri flet pas deklaratës së Topallit

Para

Berisha nxjerr pas 25 vitesh një sekret shtetëror: Rama dhe diplomatja greke nën përgjim. Dilnin gjëra të tmerrshme

Para
“Reformat e k…”, shpërthen gazetari: Ky është bilanci i mjerimit

Berisha nxjerr pas 25 vitesh një sekret shtetëror: Rama dhe diplomatja greke nën përgjim. Dilnin gjëra të tmerrshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.