07:31 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Bashkimi Europian: Mazhoranca dhe opozita të mos hapin dyert pa…

21:11 | 01/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bashkimi Europian: Mazhoranca dhe opozita të mos hapin dyert pa…

Ambasadori maltez Pulis shpreh shqetësimin në emër të Bashkimit Europian, për bojkotin e opozitës në Parlament. Sipas Pulis, negociatat do të hapen vetëm nëse do të ketë progress në Reformën në Drejtësi, por kjo nuk mund të arrihet nëse parlamenti vazhdon të bojkotohet apo nëse zgjedhjet do shfaqin probleme.

Në një intevistë për “Top Channel”, Pulis shprehet se si Vettingu dhe si zgjedhjet janë paralelisht kusht për hapjen e negociatave me BE-në.

INTERVISTA:

Kur mund të hapen negociatat me Shqipërinë?

Godwin C. Pulis: Nëse Shqipëria përmbush kushtet e vëna, pra nëse reforma në drejtësi vijon dhe zgjedhjet mbahen normalisht, negociatat do të hapen këtë vit. Zhvillimet e fundit na kanë shqetësuar, sepse zhvillimi i dialogut në Parlament është me rëndësi, në mënyrë që nga tani deri në ditën e zgjedhjeve Parlamenti të zhvillojë punimet pa probleme dhe zgjedhjet të mbahen normalisht.

Është ky një mesazh për opozitën?

Godwin C. Pulis: Unë kam mesazh për qytetarët shqiptarë të përfaqësuar nga mazhoranca dhe opozita, që ata duhet të ulen në Parlament, të diskutojnë, madje në një dhomë me dyer të mbyllura dhe të mos hapen deri kur ata të shtrëngojnë duart dhe të jetë arritur zgjidhja.

Cili është kushti kryesor, zgjedhjet apo vettingu?

Godwin C. Pulis: Për Bashkimin Evropian vettingu është aktualisht përcaktuar si një nga kriteret paralelisht me zgjedhjet. Unë kam besim se qytetarët shqiptarë, të përfaqësuar në Parlament, pra pozita dhe opozita së bashku mund të gjejnë zgjidhje për këto çështje.

Nëse ky konsensus nuk do të arrihet deri në qershor, çfarë do të ndodhë me hapjen e negociatave për Shqipërinë?

Godwin C. Pulis: Një situatë e tillë do të krijonte më tepër vështirësi, prandaj unë këmbëngul që nga tani deri në qershor një zgjidhje duhet gjetur. Pra, nëse edhe zgjedhjet zhvillohen pa probleme, nëse rezultati do të ishte i ndershëm dhe i pakontestuar, ne mund të nisim negociatat pas kësaj. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: godwin Pulis
Pas

Media britanike: ISIS shënjestroi Kombëtaren, Shqipëria reagon me egërsi ndaj komplotit e çon trupa në Irak

Para

“Kujt i trembet Ilir Meta? Pse e sulmojnë PS dhe PD”

Para
“Kujt i trembet Ilir Meta? Pse e sulmojnë PS dhe PD”

“Kujt i trembet Ilir Meta? Pse e sulmojnë PS dhe PD”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nis sot rinumërimi i votave, pritet të hapen 43% e kutive në 4 qarqe

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Presidenti ukrainas pretendon se Rusia nuk dëshiron t’i japë fund luftës

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.