03:59 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bashkimi i Luginës me Kosovën ide e imja, Thaçi e quante të rrezikshme”

15:29 | 06/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bashkimi i Luginës me Kosovën ide e imja, Thaçi e quante të rrezikshme”

Në një kohë kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkaktuar furtunë reagimesh pas deklaratës së tij për ‘korrigjim kufijsh’ me Serbinë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se presidenti aktual, Hashim Thaçi, në vitin 2011 kishte qëndrim ndryshe për Luginën e Preshevës.

“Po ju rikujtoj se presidenti Thaçi, në vitin 2011, idenë time e ka quajtur qëndrim të rrezikshëm. E kam parë që presidenti e ka përcjellë dhe kuotuar deklaratën time, por është çështje e tij se si e vlerëson”, ka thënë Haziri për Kallxo.com.

Këtë qëndrim Thaçi e kishte shprehur gjatë kohës sa është diskutuar në Kuvendin e Kosovës për këtë pjesë. Haziri ka thënë se Kuvendi i Kosovës qysh në vitin 2013 kishte nxjerr një Rezolutë për Kosovën Lindore.

Tash presidenti Thaçi përmes një konference për media, deklaroi se kërkon respektimin e referendumit të vitit 1992 për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, duke këmbëngulur se Kosova do të mbetet e pandashme- pra nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.

“Tashmë po bëhen shtatë vite kur unë e kam dhënë propozimin tim, por i cili nuk ka të bëj me shkëmbim dhe copëtim të Kosovës. Ka të bëjë me realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore”, tha Haziri për Kallxo.com.

Tutje ai ka thënë se pjesën më të madhe të Kosovës Lindore, ish Jugosllavia në vitin 1956 e ka riorganizuar, duke shkaktuar ndryshim demografik. Sipas tij, me këtë akt, është ulur përqindja e shqiptarëve në Kosovë dhe duke e rritur përqindjen e serbëve me futjen e disa fshatrave të Leposaviç dhe Zubin Potok në Mitrovicën e atëhershme brenda Kosovës.

“Prandaj, bazuar në Rezolutën e Kuvendit të Republikës për Kosovën Lindore, të cilën e kam sponsorizuar më 2013 dhe është miratuar me konsensus, ne duhet të punojmë shumë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve atje, duke u respektuar e drejta për referendum dhe duke u harmonizuar me bashkësinë ndërkombëtare. Por, Kosova duhet të ruhet në tërësinë e saj”, tha Haziri.

Ai tha se qëndrimi i LDK-së për bisedimet me Serbinë nuk ka ndryshuar.

“LDK nuk është pjesë e dialogut me Serbinë dhe në këtë rast as unë nuk jam. Qëndrimi ynë opozitar është i qartë. Ne vazhdojmë me ushtru detyrën tonë në Kuvend dhe sa i përket dialogut, ne e kemi formulën: legjitimiteti para dialogut”, është shprehur ai.

Por duhet të kujtojmë që ideja e shprehur nga presidentyi i Kosovës për ‘korrigjim kufijsh’ ka ngjallur reagime të shumta dhe ka gjetur pak mbështetje.

Thaçi pati dhe një përplasje madje me ish-kryeministrin Berisha i cili në një takim me përfaqsuesit e Luginës së Preshevës u shpreh kundër kësaj ideje.

(B.H/Faxweb)

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Lutfi Haziri. Hashim Thaci
Pas

Tronditet qyteti i Bolonjës, shpërthim i fuqishëm në autostradë, dyshohet për viktima

Para

Zjarr në Llogora/ Digjet makina luksoze në mes të rrugës, bllokohet trafiku (Foto)

Para
Zjarr në Llogora/ Digjet makina luksoze në mes të rrugës, bllokohet trafiku (Foto)

Zjarr në Llogora/ Digjet makina luksoze në mes të rrugës, bllokohet trafiku (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.