Propozimi i ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës drejtuar këshillave Bashkiakë për krijimin e një subjekti me kompetenca të përbashkëta për furnizimin me ujë duke bashkuar disa bashki të qarqeve, ka sjellë përplasje mes Bashkisë së Vlorës dhe Këshillit Bashkiak.
Kryetari i bashkise Vlore Dritan Leli, nëpermjet nje letre drejtuar keshillit e ka quajtur të paligjshme kërkesën e tyre për bashkimin e ujësjellësve. Sipas Bashkisë, Këshilli ka votuar pa patur asnjë relacion dhe asnjë dokument apo informacion mbi këtë marrëveshje
Sipas Vkm 302/22 ujësjellësat bashkohen në subjekt me kompetenca të perbashkta ku 51 përqind të aseteve i perkasin MiE dhe 49 përqind shoqërisë aksionere. Vendimi është lënë në dorë të Bashkive dhe ndërkohë që shumë bashki në vend tashme kanë nisur negociatat, bashkia e Vlorës ende jo. Këshilli Bashkiak si pronar i aseteve ka kërkuar nga bashkia reflektim.
Kjo e fundit pretendon se kërkesa e këshillit bashkiak është e pa mbeshtetur në të gjitha bazat ligjore ndërsa sipas këshillit bashkiak nisja e negociatave është hapi i parë drejt mirëfunksionimit të sherbimit të kesaj kompanie ndaj qytetarëve. Në mbledhjen e sotme jashtë rradhe këshilli bashkiak miratoi me vetëm një votë kundër projektvendimin: “për lidhjen e marrëveshjes specifike me MiE per krijimin e subjektit të kompetencave të përbashkëta per kryerjen e veprimtarisë së furnizimit me ujë të pijshëm”