Basir Çollaku, gazetari i njohur që publikoi i pari dëshmitë e forta të oficerëve kundër grupit të Habilajve dhe Saimir Tahirit, shkruan sot se ”Saimir Tahiri do duket cironkë” pas një dëshmie që pret të publikojë së shpejti.
I nxitur nga deklarata e ambasadorit amerikan Donald Lu për peshqit e mëdhenj, Çollaku komenton:
”Një peshk i madh bie në rrjetën amerikane.. A janë lidhjet e tij me krimin e organizuar, shkaku? Cilat janë lidhjet e kryebashkiakut me bandat kriminale të Durrësit e veçanërisht me Lul Berishën? A është negociuar në zyrën e Dakos procedura e konfiskimit të pallatit tek UTV në pronësi të Lul Berishës, në 2010? Pse? Cili ishte roli i Dakos? Cili ish-deputet i PS ka qenë ndërmjetës?”
Gazetari thotë se ka siguruar premtimin e një ish-funksionari të lartë të kohës, përgjegjës për konfiskimin, për të folur. ”Me dëshmi, dokumenta dhe fakte…më në fund. Prisni, nuk keni parë gjë akoma. Saimir Tahiri do duket cironke, pas kësaj. Së shpejti..”, përfundon Çollaku.
Çollaku nuk jep emrin e ish-deputetit socialist.
Vangjush Dako u komentua dje nga mediet se i kishin refuzuar vizën për në SHBA. Dako nuk ka reaguar lidhur me lajmet rreth tij, ndërkohë që Ambasada Amerikane tha se ”nuk komentonte për emra të përveçëm”. (V.G/FAXWEB)
Basir Çollaku
Ish deputeti socialist Hazir Gashi
He mo ti, kur do te na e publikosh ate intervisten me zyrtarin e larte, se na ke lene me syte nga ekrani ? U be java e skemi gje akoma. SIkur kishe thene ne fundjave do e publikoje, apo nuk kishte drita dhe nuk e shkarkoje dot ne kompjuter?