Gazetari Basir Çollaku ka publikuar 30 pyetet që iu bënë dje oficerit të Guardia Di Finanza në gjykatën e Bolonjës.
“Oficeri italian ka deshmuar per llogari te drejtesise shqiptare, per çeshtjen “Zagani” Pyetjet e akuzes jane 10 pyetje te saj, flasin per bashkepunimin dhe investigimin ne Shqiperi ndaj dyshuarve per trafik droge, pergjimet e mundshme ndaj tyre, bashkepunimin me oficerin e policise Dritan Zagani, ligjshmerine e bashkepunimit. Tjeter pyetje e Prokurorise eshte dhe per arrestimin dhe sekuestrimin e kokaines ne nje ngjarje ku bashkepunimi eshte me bashkepunetore konfidencial. A jane paguar para, a eshte investiguar nga italianet Arben Dalipi. ?! Edhe mbrojtja ka 16 pyetje ndersa Gjykata gjashte pyetje.”, shprehet Basir Çollaku.
SHKRIMI I PLOTË:
Procesi “Zagani” 30 pyetjet per oficerin e Guardias ne gjykate ne Bolonja. Dje deshmia e Giulianit..
Çfare pyetjesh ka drejtesia Shqiptare
Dje, te premten ne gjykate ne Bolonja, ga deshmuar per reth 2 ore e 30 minuta oficeri i Guardia di Finanzza Alessandro Giuliani.
Oficeri italian ka deshmuar per llogari te drejtesise shqiptare, per çeshtjen “Zagani” Pyetjet e akuzes jane 10 pyetje te saj, flasin per bashkepunimin dhe investigimin ne Shqiperi ndaj dyshuarve per trafik droge, pergjimet e mundshme ndaj tyre, bashkepunimin me oficerin e policise Dritan Zagani, ligjshmerine e bashkepunimit. Tjeter pyetje e Prokurorise eshte dhe per arrestimin dhe sekuestrimin e kokaines ne nje ngjarje ku bashkepunimi eshte me bashkepunetore konfidencial. A jane paguar para, a eshte investiguar nga italianet Arben Dalipi. ?! Edhe mbrojtja ka 16 pyetje ndersa Gjykata gjashte pyetje.
Pyetjet e Prokurorise:
1- A e njihni shtetasin shqiptar Dritan Zagani?
2- Çfare detyre keni ushtruar ne vitin 2013? Pershkruani detyren tuaj funksionale
3-Keni qene i autorizuar si perfaqesues i Guardias, per te mbajtur kontakte me autoritete homologe shqiptare
4- Te cilit karakter zyrtar apo profesional kane qene bisedat telefonike apo te realizuara me mjete te tjera komunikimi qe keni kryer gjate periudhes tetor 2013 mars 2014 me shtetasin Dritan Zagani?
5- Ne interceptimin e bidedave telefonike te realizuara mes jush dhe shtetasit shqiptar Dritan Zagani, ka rezuktuar nder te tjera se flisni per dergimin e GPS apo pajisjeve te tjera gjurmuese. Mund te na tregoni se per dergimin e ketyre pajisjeve kishte marrevrshje? Nese po, mbi çbaze dhe cila eshte kjo marreveshje?
6- Shtetasi Arben Dalipi ka qene i proceduar nga autoritetet shqiptare, a keni pasur ju nga autoriteti juaj ne Itali, autorizim per te proceduar/ndjekur, kete shtetas? A keni patur me kete rast ndonje marreveshje bashkepunimi? Nese po cila ka qene kjo? Nese jo, mbi çfare baze eshte realizuar ndjekja e shtetasit Arben Dalipi nga ana juaj?
7- Nga interceptimi bisedave te realizuara nga ju me shtetasin Dritan Zagani ka rezultuar se ne momentin qe keni rene ne dijeni te faktit se shtetasi Arben Dalipi, po procedohej dhe hetohej ne Shqiperi, keni shprehur dyshim se mud tr hetoheshit. Mund te na shpjegoni arsyet se perse kishit frike mos procedoheshit dhe denoheshit? A mos eshte rrjedhoje e faktit se ishit te paautorizuar per te operuar, ndjekur shtetasin Arben Dalipi?
8- Rezulton se ne shtetin italian eshte arrestuar shtetasi shqiptar Mario Rebaj. Ne momentin e arrestimit me te ka qene dhe shtetasi shqiptar XY(emri per arsye sigurie, deshmitar) mund te na thoni cila ka qene pozita proceduriale e ketij shtetasi? A ka qene ky i fundit i infiltruar? Perfshirja e tij ne kete rast ka qene mbi bazen e ndonje veprimi policesk? A kishit me kete shtetas marreveshje bashkepunimi, ky shtetas ka deklaruar se e keni shmangur nga arrestimi dhe e keni ndihmuar dhe ky fakt rezulton dhe nga interceptimi bisedave mes tij dhe bashkeshortes. Mund te na thoni si e realizuat shmangien nga procedimi te shtetasit XY?
9- Nepermjet Agjencise Uestern Union, ju i keni derguar para shtetasit Dritan Zagani. Mund te na thoni se cila ka qene arsyeja e dergimit te tyre?
10- Shtetasi Dritan Zagani, ka deklaruar se keto para jane derguar per tia dhene shtetasit XY, cila ka qene arsyeja qe ju nuk ia keni derguar vete direkt keto para shtetasit xy. Rezulton se ju e keni adresen e ketij shtetasi se i keni derguar dhe here te tjera para ketij shtetasi? Perse ne kete rast nuk eshte ndjekur dergimi i i drejtperdrejte i parave?
Pyetjet e Gjykates:
1-A keni dijeni per marredhenit e te pandehurit Dritan Zagani me shtetasin xy, dhe..xx, nese po çlloj narredheniesh ishin ato?
2- A i jeni permbajtur ne marredheniet tuaja me keto shtetas marreveshjes se bashkepunimit ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes italiane ne luften kunder kriminalitetit date 19.06.2007?
3- Referuar parimwve a i jeni permbajtur Konventes unike mbi lendet narkotike date 30.03.1961 ndryshuar me protokollin e dates 25.03.1972? Konventen mbi substancat psikotrope te dates 21.02 1971, Konventen e trafikut te paligjshem te lendeve narkotike dhe substancave psikotrope date 20. 12. 1998. Konventat e miratuara nga Kombet e Bashkuara mbi terrorizmin dhe Konventen e Kombeve te Bashkuara kunder krimit te organizuar nderkombetar te firmosur ne Palermo, date 12.12 2000 dhe protokolleve shtese si dhe Rezolutes nr 45/123 te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara ne fushen e bashkepunimit nderkombetar ne luften kunder krimit te organizuar date 14.12. 1990. Protokolle dypaleshe te mirekuptimit te nenshkruara nepermjet dy vendeve ne vitet 97, 98, 2000, 2001 dhe 2002?
4- A eshte respektuar marreveshja e bashkepunimit lidhur mes Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes italiane pikerisht ne nenet 8 e 9 vijues te saj? Pasi ne nenin 8 te saj percaktohet: Personeli i zyres nderlidhese italiane Interforza ne Shqiperi dhe oficeri shqiptar ne Itali, ushtrojne aktivitetin dhe zhvillojne funksionet e tyre ne perputhje me legjislacionin ne fuqi ne vendet perkatese ne perfitim te privilegjeve te parashikuara shprehimisht ne kete marreveshje. Nder te tjera thuhet: Personeli nderlidhes i zyres italiane Interforza ne Shqiperi dhe oficeri shqiptar ne Itali, duhet ti shmangen çdo lloj veprimtarie te papajtueshme me natyren e detyrave te tyre ose me frymen e marreveshjes?
Pyetjet e avokatit :
1-A jeni njohur me te pandehurin Dritan Zagani, nese po ne çfare rrethanash, ku dhe kur ne cilin vend?
2- Marredheniet tuaja me te pandehurin Dritan Zagani, kane qene per shkak te detyres suaj qe kryenit ne ate kohe, apo thjesht marredhenie shoqerore dhe miqesore?
3- A keni bashkepunuar ju me njeri-tjetrin ne luften kunder krimit te organizuar, me konkretisht te trafikimit te lendeve narkotike, te kryer nga shtetas shqiptare, ne territorin e shtetit shqiptar dhe atij italian? Nese po mbi çfare bazash ligjore kryhej kjo veprimtari per zbulimin dhe goditjen e ketyre trafikanteve? A kujtoni rastet konkrete te ketij bashkepunimi mes jush dhe te pandehurit Dritan Zagani?
4- A ju eshte kerkuar ndihme nepermjet te pandehurit Dritan Zagani, nga policia shqiptare per te zbuluar autore te Krimeve te Renda te kryera ne Fier dhe ne Vlore, si vrasje dhe grabitje, nese po a mund te na i pershkruani konkretisht?
5- A keni qene ju i autorizuar nga autoritet shteterore italiane dhe a kane pasur ata dijeni per marredhenin dhe bashkepunimin tuaj me te pandehurin Dritan Zagani ne luften dhe goditjen e veprimtarise kriminale te kryer nga shtetas shqiptare apo italiane ne territorin e shteti shqiptar apo aij italian?
6- A e keni konsideruar ndonjehere ju te pandehurin Dritan Zagani, si informator tuajin dhe per informacionin qe ju jepte ta keni shperblyer financiarisht?
7- A keni bashkepunuar ju me te pandehurin Dritan Zagani per vendosjen e pajisjeve gjurmuese e pergjuese, ne banesa e automjete, te ndonje shtetasi me banim ne Vlore per te cilin kishte infomacione se merrej me aktivitet, ne fushen e trafikimit te narkotikeve nga Shqiperia ne Itali?
8- A e njihni shtetasin shqiptar xy, nga Vlora? Nese po ne çfare rrethanash? A e keni perdorur ndonjehere ate si burim informacioni apo informator, ne zbulimin dhe goditjen e veprimtarise kriminale te trafikimit te droges nga Shqiperia drejt Italise? Nese po a eshte shperblyer per keto informacione? A kujtoni ndonje rast konkret te ketij bashkepunimi, ku te jete zbuluar dhe kapur lende narkotike ne shtetin italian shtetasve shqiptare? Ju vete keni pasur kontakte teefonike me shtetasin shqiptar xy dhe nese po, per çfare?
9- A keni marre ju informacione nga Dritan Zagani, per nje shtetas shqiptar banues ne Vlore, me emrin Beni, qe merrej me trafikim te lendes narkotike nga Vlora, ne drejtim te Italise? Ky informacion a eshte marre konform te gjitha rregullave a eshte njoftuar autoriteteve te vendit tuaj? A keni bashkepunuar ju me te pandehurin Dritan Zagani, per ti vendosur ketij personi ne shtepi dhe makine pajisje pergjuese gjurmuese etj?
10- A ju kujton ndonje fakt apo rrethane emri Mario Revaj, shtetasi shqiptar nga Vlora, arrestuar me date 15.02.2014 ne Itali, ku eshte kapur ne flagrance me lende narkotike e llojit kokaine? Nese po nga kush e keni marre informacionin dhe a eshte i dokumentuar ky bashkepunim ne zbulimin dhe kapjen e autorit? A keni biseduar per kete çeshtje me shtetasin shqiptar xy dhe ai eshte shperblyer ai nga ana financiare si burim informacioni?
11- A keni mbajtur ne perdorim ne janar 2014 por dhe ne vazhdim, numrin e tel xxxxxxxx dhe a eshte deklaruar ky nr ne institucionin ku ju ushtroni detyren?
12- Ne bisedat qe keni bere me te pandehurin Dritan Zagani, ne takimet qe keni patur ose nepermjet telefonit a eshte permendur emri i shtetasit shqiptar nga Vlora Arben Dalipi.? Nese po ne çfare rrethanash konkretisht me veprimtarine e tij te paligjshme? A keni informuar ju per kete person, institucionin tuaj nga kishit varesine?
13- Nepermjet kompanive te transfertave monetare keni derguar ju vlera monetare per Dritan Zaganin dhe xy? Nese po, a kane lidhje keto dergesa me veprimtarine informative te areestimit te Mario Revajt ne Itali per trafikim te 6 kg kokaine? Per cilin konkretisht eshte derguar dhe per çfare sherbimi te kryer? Ne lidhje me keto dergesa keni biseduar ne telefon nese po me ke, kush i terhoqi parate dhe ne duart e kujt perfunduan? A ka patur dergesa te tjera parash nga ana juaj per shtetasin xy?
14- A i keni kerkuar ju informacion xy per Arben Dalipin, si trafikues i lendeve narkotike, nese po, çfare informacioni ju ka dhene konkretisht?
15- A keni derguar pajisje te gjurmimit GPS apo te ndonje lloj tjeter ne Shqiperi? Nese po ne adrese te kujt i keni derguar? Dhe per çfare arsyeje i keni derguar?
16- A keni dijeni ju per numrat e celulareve qe mbante xy, keni zhvilluar biseda me te ne celular gjate gjashtemujorit te dyte te vitit 2013 dhe çfare keni biseduar me te ne telefon? (J.V/Faxweb)