A mund të rezistojë dëbora mbi zjarr?! Padiskutim që kjo. Ky është krahasimi që bën sot gazetari që tronditi me intervistat e tij lidhur me drogën në Shqipëri për operacionin ”Forca e Ligjit” që ka ndërmarrë Policia Shqiptare.
”Forca e Ligjit ne Fier..si debora mbi zjarr.. Meqe jemi ne sezon peshkimi..”, komenton Basir Çollaku.
”Të fortët e krimit në Fier, urdhërojnë ortakët e tyre në pushtet e politikë në Tiranë, që të arrestojnë nënkontraktorët e tyre të vegjël të trafikut po në Fier…nëse kjo gjëja e ligjit, do e niste me. R. Ç. S. ..A.Q,.. Gj M.
Ata e dinë që këto nuk janë thjeshtë germa, por të fortë taze…të cilët prej 27 vitesh nuk ka pasur të ndenjura t’i arrestojë askush..ata bashkëpunokërkan me dikë..!!!”, hedh dyshime më tej Çollaku.
Goditja e parë nga Policia Shqiptare në sajë të operacionit “Forca e Ligjit” është bërë në Fier. Nga ky aksion janë arrestuar 3 persona të cilët dyshohen se anëtarë të një grupi, sipas policisë me tendenca të theksuara kriminale në fushën e narkotikëve, vrasjeve e rrëmbimit të personit.
Por me sa shihet, dy nga personat banojnë në fshat. ”4 automjete, njëra e blinduar; – 2 armë gjahu; – 1 dedektor valësh; – shkop gome; – 2 thika me përmasa të ndryshme; – 8 telefona celularë; – 900 euro.”, janë armët dhe automjetet e sekuestruara. Pasuritë e tyre janë: 1 kompleks shërbimesh në fshatin Fermë Çlirim, ku përfshihet hoteleri, restorant, pikë karburanti; 2 automjeje; 2 banesa në Tiranë dhe 1 në Golem.
Të arrestuarit janë: Kujtim Kuçi, 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, Bashkim Ahmeto (Kuçi), 43 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier dhe Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak. (V.G/Faxweb)