Votimet e mbajtura një ditë më parë shënuan një numër të ulët pjesmarrje nga antarë të kësaj force politike. Sipas informacioneve në të 5 rajonet që qyteti i Vlorës ka, mendohet se ishte pjesmarrja me e ulët se 30% e të antaresuarve në PS Vlorë.
Ajo qe bie ne sy është se burime për Faxweb tregojnë se gjatë numërimit të votave për delegatë një numer i larte i fleteve jane nxjerre te pavlefshme.
Shumica e tyre mbi 150 vota te shenjuara me kryq ne gjithe fleten (ne total rreth 500 flete te pavlefshme) Burime bejne me dije gjithashtu se mungesa e pjesmarresve eshte shenje e sabotimit qe antaret jane duke i bere kreut te Ps Vlore. Ndersa pjesa qe kane qene te detyruar ne nje forme apo tjetren e kane nxjerr voten te pavlefshme.
Procesi i votimeve mbajtur nje dite me pare per zgjedhjen e 40 delegateve ka shenuar nje sere parregullsish. Nisur nga menyra e te votuarit ku nje person ka votuar mbi 2 here, votimi i nje personi me mbi dy fleta votimi njeheresh, apo edhe votimi pa asnje mjet identifikimi e pa karte antaresie.
PS Vlore, njohur si bastioni me i forte elektroral i Partise Socialiste duket se po njeh krisje ne baze. E sipas informacioneve kjo ka ardhur si pasoje e perplasjes se antareve te vjeter te kesaj force politike me kryetarin aktual te deges se Vlores. Burime bejne me dije gjithashtu se eshte duke u hartuar edhe nje peticion kunder kryetarit aktual te deges se Vlores.
(M.Q/Faxweb.al)