Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarët e akuzuar për vjedhje të banesave në shtetin fqinj. Siç raportohet nga mediat vendase, midis banesave të grabitura është edhe ajo e këngëtarit të njohur grek, Lefteris Pantazis.
Mësohet se grupi ka përfituar 200 mijë euro nga vjedhjet, ndërsa një shqiptar është shpallur në kërkim.
Kujtojmë që banesa e Lefteris Pantazis ka rënë pre e grabitjes më prill të 2018-ës dhe menjëherë pas publikimit të lajmit dyshohej se bëhej fjalë për shtetas shqiptarë.
Shqiptarët duke hyrë gjatë natës kanë kërcënuar punonjësit e shtëpisë dhe kanë marr 1,000 euro, ora dhe stoli me vlerë të madhe.
Kur ndodhi ngjarja këngëtari ishte në Larisa ku po këndonte live.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post