Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës është bastisur gjatë natës. Persona të paidentifikur kanë hyrë në zyrat e prokurorëve dhe kanë marrë materiale të ndryshme.
Denoncimi është kryer nga pastruesja e cila ka gjetur në mengjes dyert e dëmtuara të Prokurorisë.
Nuk ka ende detaje për materialet që kanë mundur të vidhen, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e grabitjes dhe identifikimin e autorëve.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që vidhen dokumente në Prokurorinë e Durrësit në një hark kohor të shkurtër pasi vetëm pak javë më parë u vodh posta Sekrete e Prokurorisë.
(M.Q/Faxweb)