08:01 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bastisja e banesës së Ardian Çapjas, Policia zbulon dhe një të dënuar që fshihej aty. Iu gjenden radio dhe uniforma policie (Emri+video)

08:30 | 30/03/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bastisja e banesës së Ardian Çapjas, Policia zbulon dhe një të dënuar që fshihej aty. Iu gjenden radio dhe uniforma policie (Emri+video)

Ka shkuar në 2 numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit Krasta në Elbasan, ku u vunë në pranga Ardian Çapja dhe Ardi Çekani.

Gjatë kontrollit të RENEA-s në banesën e familjes Çapja, u gjet i fshehur Ardi Çekani, person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Po ashtu gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çapja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në vijim të këtij operacioni, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Ardian Çopja, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar edhe një tjetër person, i cili fshihej në ambientet e banesës së shtetasit Ardian Çopja.

Është vënë në pranga Ardi Çekani, person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çopja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

Mëngjesin e djeshëm, RENEA, DVP Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Krasta 2021”, në kuadër të të cilit u vu në pranga Ardian Çopja, i dyshuar si një nga autorët e një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.

Në banesën e tij, në momentin e kapjes, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov.

Vijon operacioni për kapjen e personit të shpallur në kërkim Florenc Çapja.

Lexo lajmin e përplasjes mes bandave në Elbasan, dhe vrasjen për të cilën dyshohen vëllezërit Çapja:

Hakmarrja mes bandave në Elbasan/ Kush është Ardian Çapja që u arrestua nga RENEA, nga ”llafet” se është mbështetës i të djathtëve te fotoja me Ramën. Si i shpëtoi atentatit me snajper

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ardi cekaniardian capjakrastarenea ne elbasan
Pas

‘Ka pasur dy raste me mpirje fytyre, disi të rënda’, Bino zbulon efektet anësore që u janë shfaqur personave të vaksinuar

Para

Pas 14 vitesh arrati, bie në pranga të policisë bosi i ‘Ndraghetas’, si ia bëri ‘gropën’ Covid-19

Para
Pas 14 vitesh arrati, bie në pranga të policisë bosi i ‘Ndraghetas’, si ia bëri ‘gropën’ Covid-19

Pas 14 vitesh arrati, bie në pranga të policisë bosi i ‘Ndraghetas’, si ia bëri ‘gropën’ Covid-19

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Afrika e Jugut dhe Libia po pushtojnë Europën!”/ Greqia pritet të ashpërsojë sot masat për emigracionin e paligjshëm

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, vdes 17-vjeçari në Itali

Priten pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata/ ISSH: Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale

Kryeministri i Izraelit përcakton vijat e kuqe për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës në Gaza

Trump do të vizitojë Teksasin Qendror të shkatërruar nga përmbytjet

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas rritet në 120, operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon

Merz: Gjermania mbështet plotësisht planet e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në

Zelensky: 200 marrëveshje me vlerë totale mbi 10 miliardë euro gati për t’u nënshkruar

Izraeli vret një tjetër gazetar palestinez në Gaza, numri i të vdekurve rritet në 229

Parashikimi i motit për sot, 11 korrik 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.