“Një batërdi urbane”, kështu e ka komentuar gazetari Helidon Tahiraj projektin e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për ndërtimet në qendër të Tiranës, të cilat do të prekin dhe godinën e Teatrit Kombëtar.
Sipas Tahiraj përllogaritja e koeficientit si raport mes sipërfaqes ndërtimore dhe sipërfaqes së truallit ku do të ndërtohet rezulton mbi 11, disa herë më e lartë se koeficientet e ndërtimit në Evropë e në vendet e tjera që kanë një bum ndërtimesh.
“Canary Wharf quhet zona ku janë ndërtuar disa kulla në Londër. Sipërfaqja e kësaj zonë është 39 hektarë. Pra 390 mijë metra katrorë. Mbi këtë sipërfaqe janë ndërtuar 1.5 milionë metra katrorë ndërtim. Pra raporti i ndërtimit me sipërfaqen e truallit nuk i kalon 4.( 1.5 milion : 390 mijë). Hapësira ku do ngrihen kullat është 5700 metra katrorë. Në këtë sipërfaqe do të ngrihen 6 Kulla, me sipërfaqe ndërtimore të përgjithshme prej 68 mijë metra katrorë. Pra koeficenti i ndërtimit është mbi 11.
Gjykojeni vetë tani se si do jetë zona te Teatri…“, shkruan Tahiraj.