“Raporti i Batonit me Albin Kurtin/ I mirë, i keq apo neutral?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision. Batoni ka thënë se ai ka një raport neutral me Albin Kurtin.
Ndërsa një mendim ndryshe ka Arjan Çuri. “Janë kot, është raport i shkëlqyer i Batonit me Albin Kurtin”, tha Çuri. “Raportet janë të thata, nuk kam komunikim me të. Më bëri shumë përshtypje, kur ishte në intervistë tek Sokol Balla tha një fjali të tmershme: ‘Ky nuk ka qenë qëllimi, ka qenë strategji’, aty zbuloi lojën, e hapi zemrën dhe natyrshëm e tregoi që brenda tij është kafshë politike, është i pamëshirshëm”, tha Batoni për Kurtin.
Ai i cili i është përgjigjur një pyetje në rubrikën “Pyetja që vret”. “Ka ardhur momenti të deklarosh e të zgjedhësh mes tre opsioneve të vërtetën. 1. A je agjent i serbëve? 2. A je agjent i CIA? 3. A je agjent i shumëfishtë?”, e ka pyetur Çani Batonin. “Kurrë nuk kam takuar njerëz të shërbimit, përveç një takimi që e konsideroj dinjitoz me Jovica Stanišić-I”, tha Batoni.
Discussion about this post