Gazetari Flamur Vezaj ka komentuar deklaratat e analistit nga Kosova, Baton Haxhiu në lidhje debatin mbi ndrajen e territorit dhe amnistinë për krimet e luftës që Serbia ka bërë mbi popullsinë shqiptare.
Vezaj shkruan se sipas Haxhiut, në marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të përfshihet amnistia ndaj krimeve të luftës me pretekstin se edhe UÇK-ja ka bërë krime ndaj serbëve.
“Per kete deklarate skandaloze asnje reagim nga zyrtare te larte te PDK-se, shoqata veteranesh, LDK-ja, trimat e AAK-se, NISMA, VV apo JU patriotet e tjere! Do te thoni se ai nuk merr rrogen si keshilltare e nuk figuron ne bordero! Keni te drejt por ai dihet tashme qe keshillon Thaçin dhe Ramen dhe kete e ka pranuar boterishte disa here, vec kesaj ai ka qene ne shume takime mes Thaçit-Vuçiçit dhe Rames!”, shkruan ndër të tjera Vezaj.
Gazetari vijon duke thënë se temat që ka hapur Haxhiu janë testime ndaj popullsisë qëkur të shpallet vendimi përfundimtar të mos vijë si bombë, ndërsa paralajmëron se çdo ditë që kalon është një detaj më tepër në lidhje me marrëveshjen Thaçi-Vuçiç
Reagimi i plotë:
Perseri del ne skene disa perdorimshi Haxhiu!
#Baton Haxhiu, keshilltari dhe mentori i presidentit partiak Thaçi dhe kryeministrit Rama godet perseri! Pas fushates me harta neper studio qe ti mbush mendjen shqiptareve, ai del me deklarate tjeter! Amenstia e krimeve te Serbise qe ka kryer ne Kosove! Ne fakt ai tha “amenstia e krimeve nga te dy vendet”, duke bere fakt te kryer se edhe UÇK-ja paska kryer krime ndaj popullates serbe! Se kur thua “dy vendet”, pala Serbe dihet ka qene ushtria, policia, paramilitaret etj dhe perballe populli i Kosoves dhe UÇK-ja!! Pra sipas Haxhiut ne marrveshjen perfundimtare te amnistohen krimet serbe ndaj Kosoves dhe krimet e UÇK-se ndaj serbeve!!!! Per kete deklarate skandaloze asnje reagim nga zyrtare te larte te PDK-se, shoqata veteranesh, LDK-ja, trimat e AAK-se, NISMA, VV apo JU patriotet e tjere! Do te thoni se ai nuk merr rrogen si keshilltare e nuk figuron ne bordero! Keni te drejt por ai dihet tashme qe keshillon Thaçin dhe Ramen dhe kete e ka pranuar boterishte disa here, vec kesaj ai ka qene ne shume takime mes Thaçit-Vuçiçit dhe Rames! E une mendoj se ai ska nevoj te regjistrohet ne bordero te marr rrogen e keshilltarit sepse merr pagesa ne forma te ndryshme, si ndermjetes (sekser) e biznesmen! Edhe kjo dihet tashme!
#Nga ana tjeter deklaratat e Baton Haxhiut, ashtu si per hartat mendoj se jane bere edhe me qellim te testimit te opinionit publike per te pare reagimin e tyre ose ne forme parapregaditje per marrveshjen finale! Qe opinionit mos ti duket si bomb kur te behet fakt i kryer nga negociatori partiak Thaçi! Pra ai ashtu si me hartat qe u perdore nga dyshja Thaçi-Viçiç per te shperndare ne media ate ide, kete radhe u perdore per deklaraten e amnestise se krimeve serbe! Ne ditet ne vazhdim do te dal edhe ndonje teme tjeter se Gjykaten Speciale dhe Veriun sdo ta komentoje se jane bere fertele!
#CdoDiteDalinDetajeTeMarrveshjesThaçiVuçiç#
(F.GJ/FAXWEB.AL)