Baton Haxhiu u kthye dje në një nga njerëzit që nxiti më shumë reagim në rrjetet sociale. Kjo për shkak të disa deklaratave të tij në emisionin ‘’Opinion” ku mbrojti në mënyrë të pashembullt kryeministrin Rama.
Haxhiu, deklaroi se disa nga drejtuesit e emisioneve në vend, janë të mërzitur me kryeministrin Rama, vetëm për arsyen se ka filluar të bojkotojë emisionet e tyre.
Ai po ashtu tha se të gjithë janë të dashuruar me Ramën, duke nisur nga Fevziu, Vasili dhe të tjerët me radhë.
Nga ana tjetër, më herët, gazetari Haxhiu theksoi se problemi nuk është raporti i Edi Ramës me mediat, por raporti i medias me realitetin.
Sipas tij, pyetja është nëse a janë mediat brenda profesionit të vet, me një fjalë, a janë ato në funksion të gazetarisë apo të axhendës politike.
Në lidhje me gjendjen e kanabisit në vend, rikthim te raporti i medias me realitetin, ai tha se nuk është më lajm të thuash se Shqipëria është e mbushur me kanabis.
Më tej, theksoi se të gjitha mediat ndërtojnë axhendë të veten politike, përzihen në axhenda politike, caktojnë rend dite, gjithashtu caktojnë kulturë të komunikimit për qeverinë dhe model të sjelljes së qeveritarëve.
“Qeveria dhe qeveritarët të jenë të sjellshëm me gazetarët, duke qenë pjesë e axhendave të tyre. Çfarë po bëjmë, duke kërkuar veten tonë direkt në përzierje në poltikë”.
Ajo që nuk duhet humbur nga e gjitha kjo është dhe batuta e profesorit Mark Marku i cili i tha Batonit se ai duket se do më shumë Ramën se veten e tij.
‘’O Baton po ka një sens mbrojtja mo vëlla, s’mund të duash më shumë Ramën se vetëm, po shkon kundër profesionit tënd, s’mund të duash më shumë Ramën se veten”, u shpreh Marku.
Të shumta kanë qenë edhe reagimet në rrjetet sociale në lidhje me gazetarin dhe analistin nga Kosova.
(E.K/SHUPLAKA)