02:14 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Baton Haxhiu “sulmon” Bashën: Pse doja Olldashin në krye të PD-së

19:05 | 04/12/2016
në Aktualitet, Politikë
0
Baton Haxhiu “sulmon” Bashën: Pse doja Olldashin në krye të PD-së

Në një editorial shkruar për portalin Lapsi.al, me titull “Pse kisha përkrahur Olldashin për kryetar të PD”, analisti Baton Haxhiu kujton takimin që bëri kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha me gazetarët dhe shoqërinë civile, rreth një muaj më parë, për të cilën shkruan se “m’u duk me një përmbajtje të zbrazët”.

“Kur pashë fotot, preka kujtesën e një beteje në PD, pas humbjes së zgjedhjeve. Betejën e Sali Berishës me Sokol Olldashin për kryetar të PD-së, që zyrtarisht ishte një garë konkurruese mes Olldashit dhe Bashës”, shkruan Haxhiu.

“Olldashi, për dallim nga Basha, kishte bindje, e njihte dhe e shijonte PD-në. Doktori mund të mos e pranojë, por jeta politike me Bashën e ka bërë politikisht të padurueshëm dhe fuqia e tij po ia konsumon edhe të shkuarën, edhe liderizmin, edhe punët e tij për Shqipërinë”, vijon drejtori I Klan Kosova.

Sipas Haxhiut, “PD është ndjerë tepër e sigurt në përkrahjen e mbështetësve tradicionalë dhe nuk ka marrë seriozisht sinjalet e pakënaqësisë së tyre. Shumë prej tyre, u ndjenë të neglizhuar. Këtë situatë e kishte shfrytëzuar PS, e sidomos LSI, për ta rritur numrin e votave. Pas kësaj, nuk ka pasur një analizë të thellë të këtij fenomeni dhe PD as që ka provuar të reflektojë e t’i kuptojë arsyet e kësaj rrjedhjeje të elektoratit të djathtë drejt LSI-së. Berisha dhe Basha e mohuan këtë shqetësim për gjetjen e strategjisë së kthimit të besimit tek PD-ja dhe e djathta. Ata shqetësimin e kishin vetëm demagogjik. Ata mohuan një proces të dialogut të sinqertë me të pakënaqurit. Ata vazhduan dhe iu qasen LSI-së me përkulje, duke e gjetur kthimin e pushtetit përmes saj. Kështu, ata e lanë PD-në në koncept moçali. Atyre u mungoi dëshira që elektorati i së djathtës ta shohë sërish PD-në si forcë ndryshimi dhe përparimi. Rruga drejt rikthimit të Partisë Demokratike në pushtet, me këtë politikë, do të jetë e gjatë dhe e mundimshme. Lul Basha ka dy beteja. E para, ta fitojë betejën me Sali Berishën. E dyta, ta fitojë betejën me elektoratin. Beteja tjetër është betejë për pushtet. Gjykojeni vetë sa larg është kjo betejë. Prandaj, kisha përkrahur Sokol Olldashin për kryetar të PD-së. Sepse, ai tash do ta bënte vetëm betejën për pushtet dhe jo atë për të fituar betejën me karizmën e Sali Berishës”, shkruan gazetari dhe analisti nga Prishtina, Baton Haxhiu.

 

 

Etiketa: BashaberishahaxhiuolldashiopinionPDpolitike
Pas

Meta flet për koalicionin me PS-në: Vendosin forumet e dala nga Konventa (VIDEO)

Para

Milinkoviç: Duhej të fitonim por nuk deshi fati

Para
Ndreu: Pësuam dy gola për faj të mbrojtësve

Milinkoviç: Duhej të fitonim por nuk deshi fati

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.