Lulzim Basha sot në Kuvend ka vijuar me akuzat për Fatmir Xhafajn. Ai tha se për 9 ditë me rradhë vëllezërit Xhafaj mbyllën gojën dhe më pas Agroni u nis me urgjencë për në Itali.
Sipas Bashës Policia e Fatmir Xhafajt po i bën presion familjes së dëshmitarit x dhe vetë atij.
Duket se kjo deklaratë e Bashës nuk i ka pëlqyer kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka ndërhyrë disa herë nga vendi.
Basha nuk ia ka lënë mangut batutën duke thënë se ai duhet të vazhdojë të thurë ëndrrat, duke iu referuar këtu zërave se Balla mund të zinte vendin e Xhafajt.
‘’Koha për tu shqetësuar ti s’ka ardhur akoma, ti thur ëndrra ndërkohë, shpërqëndrim nuk ka”, u shpreh Basha.
(E.K/FAXWEB.AL)