Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pas samitit të BE-së që u mbajt në Sofje ka rrëfyer një prapaskenë të panjohur mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Francës Macron.
Zaev ka zbuluar një bisedë mes Ramës dhe Macronit në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë.
Macron i tha Ramës: Përse doni aq shumë në BE, kur ende as ne nuk jemi gati për t’ju pranuar edhe juve.
Rama: Po ja që duam, sikur që të gjithë duan të martohen, dhe që më pas mund të bëhen pishman…
Mos Rama është bërë pishman për martesën me Lindën? Apo po e sheh gjithnjë edhe më të pamundur çeljen e negociatave në muajin qershor?
Sigurisht që kjo është vetëm një batutë të cilën Rama e ka përdorur për të “magjepsur” Presidentin e Francës.
Fill pas kthimit nga Sofja, Rama u shfaqë mjaft i zhgënjyer në konferencën me gazetarët, ku mes rreshtave e pranoi se mundësia që Shqipëria të ketë një dritë jeshile në Qershor është pothuajse zero.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post