08:14 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Batuta e Ramës për Idrizin: Unë dhe Iliri jemi të vjetër në koalicion, juve ju duhet kohë për t’u kolauduar

08:26 | 24/12/2016
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Batuta e Ramës për Idrizin: Unë dhe Iliri jemi të vjetër në koalicion, juve ju duhet kohë për t’u kolauduar

Ditën e mërkurë u shtrua një darkë festive në Pallatin e Brigadave, në të cilën ishin të pranishëm deputetë dhe ministra të maxhorancës. Të pranishëm në takim kanë qenë edhe krerët e koalicionit qeverisës, kryeministri Rama, Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, ku nuk kanë munguar as shkëmbimet e batutave mes tyre. Kryeministri në batuta e sipër i ka kujtuar Idrizit se i duhet kohë për yu kolauduar në koalicion.

Sipas asaj që raporton ‘’Panorama’’ ka qenë kreu i Kuvendit ai që ka mbajtur fjalën hapëse të takimit duke vlerësuar punën e maxhorancës.

Kreu i PDIU-së,Idrizi, ka uruar të gjithë katolikët për Krishtlindjet, por dhe të tjerët. Nuk ka munguar batuta e Ramës, i cili i ka kujtuar Vangjel Dulen. “Shpëtim, nuk janë të gjithë katolikë në Shqipëri, ka dhe ortodoksë. Por ti i sheh të gjithë ortodoksët si Vangjel Dulja, dhe nuk i përmend”, ka ndërhyrë Rama.

Më tej, Idrizi e ka vlerësuar si të suksesshëm koalicionin qeverisës. “Jam krenar që jam pjesë e këtij koalicioni të suksesshëm qeverisës, edhe pse jemi më të vegjlit e tij. Bëmë një zgjedhje të vonuar, por të drejtë. Përshëndes Kryeministrin Rama për qasjen që ka ndaj çështjes çame. Listat e kërkesave i kam në xhep me vete, por nuk është ky vendi dhe momenti për t’i trajtuar ato. Shpresoj shumë që koalicioni ynë të vijojë dhe për një mandat tjetër”, është shprehur Idrizi në urimin e tij.

 Por edhe në këtë moment nuk ka munguar përgjigjja e Ramës. “Unë dhe Iliri jemi bashkëkryetarë të këtij koalicioni. Si të ardhur vonë në këtë koalicion, juve Shpëtim u duhet pak më shumë kohë për t’u kolauduar”, është shprehur Rama, i cili nuk ka mbajtur ndonjë fjalë përveç urimeve të rastit. Nuk dihet nëse kjo batutë e kryeministrit është rastësore apo kryeministri ka dashur ti fërkojë shpatullat kryetarit të Parlamentit. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramaidriziilir metapolitike
Pas

Zjarr në kampin e refugjatëve, shkatërrohen 28 kontenierë banimi

Para

Grabitësi i “Porsche” në Lezhë: “Nuk doja të vrisja policin” Çako kritikon drejtësinë

Para
Grabitësi i “Porsche” në Lezhë: “Nuk doja të vrisja policin” Çako kritikon drejtësinë

Grabitësi i “Porsche” në Lezhë: “Nuk doja të vrisja policin” Çako kritikon drejtësinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.