Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të Rrugës së Arbrit në Dibër nuk i ka kursyer as batuat. Duke theksuar se rrugët janë lënë përgjysmë dhe nuk janë bërë mirë Rama u shpreh se është njësoj si atij t’i veshin pantallonat e Bashkim Finos.
“Rrugët e vendit janë në këtë gjendje të mjerueshme. Si mua të më marrin masën e mëngëve Braçes, të më veshin masën e pantallonave të Bashkim Finos, masën e shpatuallave të Mimi Kodhelit. Kështu janë rrugët e vendit”, u shpreh Rama. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post