Deputetit i Partisë Demokratike Halim Kosova mbajti një fjalim të shkurtër përpara Parlamentit ku tha se kjo protestë përveçse duhet të frikësojë qeverinë duhet të bëjë që edhe Partia Demokratike t’I vërë gishtin kokës për përgjegjësitë që ka.
Por ajo që na shpëtoi të gjithëve është se Kosova e hapi fjalën e tij duke thënë edhe një batutë: “Meqënëse ka më shumë burra se gra, jam Halim Kosova”, – tha Doktor Kosova.
“Mirë se keni ardhur, Meqënëse më shumë burra se gra jam Halim Kosova. E keqja në këtë vend do rri dhe vë përfund të mirën për aq koh sa e mira do rrijë e të bëjë sehir të keqes. Ka ardhur dita kur e mira është zgjuar. Dhe të do marri fatin e vet në duar. Këto protesta jo vetëm duhet ti fusin friken qeverisë por të bëjë që edhe Partia Demokratike ti vërë gishtin kokës për përgjegjësitë që ka. Është koencidencë e bukur që ky shesh i mbushur më shumë se kurrë, që kjo protestë po bëhet në Rrugën George Ë Bush, një miku të madh të shqiptarëve. Askush nuk na heq nga mendja se SHBA janë pro Shqipërisë dhe pro demokracisë dhe asnjëherë nuk do të na lënë vetëm kundër të keqes”, – deklaroi halim Kosova.
(F.GJ/FAXWEB.AL)