Çështja e lobimit rus për PD-në SHBA, ka përfshirë në batuta dhe Komisionin e Ligjeve aty ku Komisioneri për të drejtën e informimit, Besnik Dervishi ka raportuar para të pranishmëve.
Deputeti socialist, Alket Hysenaj ka thënë se numri i kontaktit të kompanisë Biniatta Trade rezulton një klub për takime me vajza ukrainase.
Pas kësaj, komisioni është përfshirë në batuta, dhe gjatë replikës deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka thënë se socialistët i kanë rënë disa herë numrit të këtij klubi.
Pjesë nga replikat:
Alket Hysenaj: Keni informacion për lidhjet e Partisë Demokratike me Nik Muzin dhe Binata Trade? Nga numri i kontaktit të kësaj kompanie, del një klub në Ukrainë. TOO LOVE Club. Takime me vajza ukrainase…
Alibeaj: I paske rënë numrit për takime me vajza nga Ukraina.
Hysenaj: Çfarë mund të na thoni për këto lidhje mes PD dhe biznesmenëve rus. Dhe klubeve të natës. Takimeve me vajzat ukrainase.
Bylykbashi: I paske rënë disa herë numrit të ukrainaseve.. Jepja edhe Ulsiut.. Ti bjerë dhe Ulsiu.
Manja: Zoti Dervishi jepni një përgjigje sepse kjo është një çështje që ka direkt lidhje me të drejtën e informimit.
(F.G/Faxweb.al)