Bayern Munich ka arritur të mposhtë me rezultatin 3-1 ekipin e Bayer Leverkusen duke e nisur mbarë vitin 2018-të.
Ekipi i Jupp Heynckes vazhdon kështu të korrë rezultate pozitive ku që nga koha e mbërritjes së Heynckes ekipi ka shfaqur një tjetër fytyrë në krahasim me kohën kur e drejtonte italiani Ançelotti.
Golat për bavarezët u shënuan nga Javier Martinez në minutën e 32’të, Franck Ribery në minutën e 59’të dhe James Rodriguez 90’, ndërsa për Leverkusen shënoi në minutën e 71’ Kevin Volland i cili thjeshtë ngushtoi diferencën.
Pas kësaj fitore, Bayerni ka grumbulluar 44 pikë. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post