Bayern Mynich ka eliminuar nga Kupa e Gjermanisë Borussian e Dortmundit, që ishte kundërshtari kryesor për ekipin bavarez në rrugën drejt trofeut.
Skuadra e Jupp Heynckes ka vazhduar rrugëtimin e saj në DFB Pokal pas fitores 2:1 ndaj Borussia Dortmund, duke kaluar në çerekfinale.
Golin e parë për Bayernin e shënoi qendërmbrojtësi Jerome Boateng, ndërsa të dytin e shënoi Thomas Muller, kurse të vetmin për ekipin e Stoger e shënoi Yarmolenko. (B.H/Faxweb)