Drejtuesit e Bayern po mendojnë të përforcojnë ekipin për pjesën e mbetur të sezonit. Merkato e dimrit është vetëm pak ditë larg dhe bavarezët kanë synime për afrime të reja në repartin e mbrojtjes.
Prej kohësh përfliten disa emra që mund të bëhen pjesë e skuadrës së Tuchel, duke përfshirë edhe Ronald Araujo të Barcelonës. Mirëpo uruguajani është i kushtueshëm dhe gjermanët kanë një emër tjetër në mendje.
Bëhet fjalë për Raphael Varane. Francezi është me mjaft eksperiencë dhe një qëndër mbrojtës i përshtatshëm për lojën e Bayernit. Megjithatë këtë sezon minutat për të me Manchester United nuk kanë qenë të bollshme, me mediat që kanë aluduar për probleme mes tij dhe trajnerit Ten Hag.
30-vjeçari është i preferuari i trajnerit Thomas Tuchel, kjo falë edhe sukseseve të tij të mëparshme duke fituar Champions League me Realin apo Kupën e Botës me kombëtaren franceze. Kostoja e transferimit të tij mund të arrijë deri në 20 milionë euro, një shifër e kënaqshme për Bayern duke parë edhe rëndësinë e mbrojtësit dhe përvojën e tij. Mbetet për t’u parë gjithçka në merkaton që tashmë po afron.
Discussion about this post